Politike

Shtyrja e zgjedhjeve/ Paloka: Nga ky vendim përfiton Rama

9 Qershor 2019, 10:14 Nga DOSJA
Shtyrja e zgjedhjeve/ Paloka: Nga ky vendim përfiton Rama

TIRANË- Ish-deputeti Edi paloka është shprehur se vendimi i presidentit Ilir Meta është duke favorizuar Ramën.

Në një status në Facebook, Braçe shkruan se zgjehdje nuk ka më 30 qershor, ndërsa për çdo gjë tjetër shqiptarët janë gati.

“Vertete nuk kupton apo ben sikur…
Vendimi i Presidentit per ç’dekretimin e zgjedhjeve kuptohet qe eshte ndermarre kur dukej qarte se vendi po shkonte drejt nje konflikti civil te pashmangshem. Po ai qe perfiton me shume nga ky vendim ne fakt eshte Edvini.
Nuk e kupton apo ben sikur nuk kupton ?!
Zoti ja shtofte inatin dhe budallallikun !
Me 30 qershor nuk ka as zgjedhje e as votime !
Per cdo gje tjeter qe do kerkoj Edvini, shqiptaret jane gati…,”- shkruan Paloka.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka anuluar një ditë më parë zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Kryeministri Edi Rama vijon fushatën elektorale, teksa sot do të zhvillojë dy takime, në Burrel dhe në Dibër. Ai u përgjigj edhe nga Berati, ku tha se nuk do të tërhiqet, dhe u shpreh se në 30 qershor do të ketë zgjedhje për shqiptarët.

Ndërsa nga ana tjetër, kryedemokrati Basha ka përshëndetur vendimin e Metës, teksa u shpreh se kjo erdhi si rezultat i betejës së protestuesve të opozitës që kërkojnë largimin e Ramës.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 30 qershori edi paloka ilir meta zgjedhjet lokale 30 qershori edi paloka ilir meta zgjedhjet lokale

Sondazh

Poll