Politike

Shtyrja e zgjedhjeve, Ngjela: Meta mund të shkarkohet dhe arrestohet, vendim nul

9 Qershor 2019, 10:49 Nga DOSJA
Shtyrja e zgjedhjeve, Ngjela: Meta mund të shkarkohet dhe arrestohet,

TIRANË– Avokati Spartak Ngjela ka reaguar në lidhje me vendimin e marrë nga presidenti Ilir Meta për shtyrjen e zgjedhjeve.

Në një status në rrjetet sociale, Ngjela shkruan se presidenti Ilir Meta në një vend tjetër mund të shkarkohet dhe arrestohet. Për sa i përket vendimit të marrë në lidhje me shtyrjen e zgjedhjeve, Ngjela shkruan se është një vendim nul pa peshë juridike.

“Por, a mund të shkarkohet Presidenti për këtë shkelje? Sigurisht që po. Në një vend Perëndimor mund edhe të arrestohej në flagrancë,”- thekson Ngjela ndër të tjera.

Reagimi i Spartak Ngjelës

Meta ka rënë në qerthullin kriminal- krimi ndjell krimin.

Qëkurse u shfaq me forcë tragjedia shekspiriane, doli kjo aksiomë që u quajt: krimi ndjell krimin.

Kështu po i ndodh edhe Metës. Duke dashur të shpëtojë nga krimi i vjedhjes që e ka mbi shpinë – se Meta do të jetë nga të parët që do të arrestohet nga SPAK – shkon dhe bën edhe një krim shtetëror. Ai po kërkon që me një akt administrativ të shtyjë datën e zgjedhjeve, të cilën e ka dekretuar vetë. Dhe data madje është edhe një kërkesë kushtetuese.

Por duhet të theksojmë se aksioma “krimi ndjell krimin” vjen për faktin se i inkriminuari gjithmonë kërkon që me krim t’i shpëtojë ndëshkimit. Kjo po i ndodhi edhe Metës.

Dhe ka folur dje se të hënën do të nxjerrë dekretin e tij antidekret. Domethënë asgjë. Mendon se me asgjënë mund të destabilizojë Shqipërinë që ky vetë të shpëtojë veten dhe gjënë e vjedhur.

Mafia dhe krimi i organizuar ka pasur dhe ka si natyrë terrorizmin për të shpëtuar nga ndëshkimi. Por edhe kjo e Metës është në fakt një akt Terrorist. Akti i tij administrativ, nëse vërtet del, është nul. Është i tillë sepse nuk ka forcë juridike. Domethënë nuk jep pasojë juridike.

Nëse maxhoranca dhe Parlamenti nuk e përfillin. Nuk ndodh asgjë.

Por, a mund të shkarkohet Presidenti për këtë shkelje? Sigurisht që po. Në një vend Perëndimor mund edhe të arrestohej në flagrancë. Nëse politika e lartë perëndimore e kërkon këtë, sepse do ta quajë një akt destabilizues në një vend sensibël të NATO-s, Meta edhe mund të arrestohet, se maxhoranca dhe qeveria aktuale e ka për detyrë.

Shqipëria është një vend i NATO-s në një zonë me rrezik destabilizues nga ndërhyrja Ruse. Po Metës, Moska ia ka kërkuar? Këtë duhet të na i thotë Uashingtoni.

Po Meta, a mund të tërhiqet? Fakti që nuk e nxori dekretin kërkon që të testojë ndërkombëtarët. E mira ishte që ta kish nxjerrë dekretin që shqiptarët të shpëtonin nga një i korruptuar ordiner që e kanë dhe President. Po shenjat janë që nuk do ta bëjë.

Një ditë më parë pak pas nisjes së protestës së opozitës, Presidenti anuloi dekretin e tij për datën e zgjedhjeve të caktuar më 30 qershor.

Kryeministri Edi Rama, zv/kryeministri Erion Braçe dhe kryebashkiaku Erion Veliaj, nëpërmjet reagimeve në rrjetet sociale kanë dhënë sinjalin që për ta 30 qershori është i pakthyeshëm. Rama vijoi sot fushatën e tij elektorale në Burrel.

Ndërsa kryeopozitari Lulzim Basha, dhe PDIU-ja ka mbështetur vendimin e presidentit Ilir Meta. Në reagimin e tij Basha theksoi se tashmë mungon vetëm largimi i Ramës.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta meta anulon zgjedhjet spartak ngjela znulimi i zgjehdjeve ilir meta meta anulon zgjedhjet spartak ngjela znulimi i zgjehdjeve

Sondazh

Poll