Aktualitet

ZYRTARE: Aldi Rama nuk ka vdekur! Policia jep versionin zyrtar: Plagosi veten, në gjendje kritike për jetën, po e çojmë në

28 Shtator 2021, 14:05 Nga DOSJA
ZYRTARE: Aldi Rama nuk ka vdekur! Policia jep versionin zyrtar: Plagosi veten,

LEZHË– Policia e Lezhës ka bërë me dije se 21-vjeçari Aldi Rama ka tentuar që të vetëvritet duke përdorur armën e tij, por është shpëtuar në kohë nga Policia e Shtetit. Teksa i kanë bërë thirrje për vetëdorëzim, Rama nuk ka pranuar që të dorëzohet, duke shtënë mbi veten. Ai ka mbetur i plagosur, e po transportohet në spital, në gjendje kritike për jetën. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Lezhë/Informacion shtesë për arrestimin e autorit

Në lidhje me ndjekjen, lokalizmin dhe kapjen e autorit të vrasjes së oficerit të Policisë, forca të shumta të Policisë së Shtetit, prej disa orësh ndjekjeje me helikopter dhe nga toka, kanë bërë të mundur lokalizimin e autorit të ngjarjes, i cili ishte fshehur në zonën e kënetës në “Lagunen Vain”. Forcat e Policisë kanë krijuar perimetrin e sigurisë dhe i kanë bërë thirrje autorit që të dorëzohej, por autori i ngjarjes, shtetasi Aldi Rama nuk i është përgjigjur thirrjes së Policisë për t’u dorëzuar, por është vetëplagosur me armën e tij. Aktualisht po transportohet nga forcat e Policisë për në spital, në gjendje kritike për jetën. Në vendngjarje është sekuestruar arma e krimit dhe telefoni i tij celular.

LAJMI KRYESOR: Ekzekutohet në operacion nënkomisari në Lezhë, 44-vjeçari po kontrollonte për parcelat me kanabis, gjendet i vrarë në një kanal (EMRI-NGJARJA)

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aldo rama vritet polici ne lezhe vritet saimir hoxha aldo rama vritet polici ne lezhe vritet saimir hoxha

Sondazh

Poll