Aktualitet

Skandali në shtëpinë e të moshuarve Fier, Bashkia ia “hedh” fajin Ministrisë, kjo e fundit “lan duart”nga p

28 Shtator 2021, 13:15 Nga DOSJA
Skandali në shtëpinë e të moshuarve Fier, Bashkia ia

FIER – Bashkia e Fierit, e drejtuar nga Armando Subashi, ka reaguar ditën e sotme lidhur me skandalin e publikuar nga “Fiks Fare”, ku punonjëset e shtëpisë së të moshuarve në Fier vidhnin ushqimet.

Pasi ka njoftuar pushimin nga puna të Inxhile Lera, kuzhiniere pranë “Shtëpisë së Moshuarve” dhe Luiza Braja, pjatalarëse, Bashkia ka deklaruar se nga pikëpamja financiare dhe organizative, shtëpia e të moshuarve Fier nuk varet nga Bashkia dhe se i është propozuar Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Social të marrë masat përkatëse për drejtoreshën e “Shtëpisë së Moshuarve”, Daniela Hasimaj dhe përgjegjësen Mirjana Gjermeni.

Pas kësaj deklarate të Bashkisë Fier ka reaguar Ministria e Shëndetësisë, e cila ka mohuar çdo përgjegjësi mbi ngjarjen duke thënë se Ministria kontribuon me fonde, por kontrollimi i tyre më pasi përket Bashkisë se Fierit.

“Nisur nga kronika e publikuar në datën 27 shtator 2021 në emisionin investigativ “Fiks Fare”, Shërbimi Social Shtetëror sqaron se: Qendra e Shërbimeve për të Moshuarit, Fier, është institucion që ofron shërbim shoqëror rezidencial, për këtë grupmoshë. Ky institucion sipas Vendimit Nr. 850, datë 15.12.2006 pika c. pika 3, ka varësi nga Bashkia Fier, për ndërtesën, fondet, pajisjet, inventarin dhe personelin. Për rrjedhojë është kopetencë e Bashkisë Fier administrimi i personelit pranë këtij institucioni (emërime, lirime, masa administrative etj). Shërbimi Social Shtetëror nuk bën emërimin apo lirimin nga detyra të punonjësve në Shtëpinë e të Moshuarve Fier. Shërbimi Social Shtetēror alokon fondet për paga, sigurime shoqërore dhe shpenzime operative si edhe monitoron shërbimin e ofruar për të moshuarit, lë rekomandime, ndërsa për fondet bēn auditim ekonomiko financiar.Nisur nga kronika e publikuar në emisionin Investigativ “Fiks Fare”, është nisur auditimi ekonomiko financiar për gjithë vitin 2021 me shkresën nr. 1753 prot. datë 28.09.2021”, thuhet në njoftim. 

Emisoni investigativ “Fiks Fare”, ka publikuar ditën e djeshme skandalin në shtëpinë e të moshuarve në Fier ku ushqimet vidheshin nga pjesa e stafit dhe të moshuarit nuk ushqeheshin si duhet.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet shtepia te moshuarve fier shtepia te moshuarve fier

Sondazh

Poll