Aktualitet

“Dua të shkoj me mamin”/ E reja godet policin te dera e Infektivit: Dua të futem brenda!

28 Shtator 2021, 13:16 Nga DOSJA
“Dua të shkoj me mamin”/ E reja godet policin te dera e

TIRANË– Një incident ka ndodhur mesditën e sotme mes familjarëve të një pacienteje që po shtrohej në spitalin Infektiv, i njohur gjithashtu edhe si “COVID-1”.

Siç duket edhe në videon e publikuar nga “ABC”, dy të afërmet e një gruaje që sapo u shtrua në spital kanë tentuar që të futen brenda në spital bashkë me të infektuarën, gjë që është rreptësisht e ndaluar. Kur një efektiv policie ka tentuar që t’i ndalojë, ka hasur në kundërshtimin fizik të tyre.

“Dua të hyj breda vëlla. Në rregull?,”-dëgjohet ajo në video.

Situata është qetësuar pasi pranë efektivit kanë mbërritur edhe pjesa tjetër e punonjësve të tjerë të sigurisë së spitalit.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet pandemia e koronavirusit ne shqiperi pandemia e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll