Aktualitet

Ishte me nënkomisarin kur e vranë, flet Shefi i Krimeve: Morëm informacione për Xhulio Vokrrin, shoqërohej me Aldi Ramën

28 Shtator 2021, 13:22 Nga DOSJA
Ishte me nënkomisarin kur e vranë, flet Shefi i Krimeve: Morëm

LEZHË– Shefi i Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë ka treguar detaje nga operacioni që kishte organizuar dhe zhvilluar bashkë me nënkomiarin Saimir Hoxha që u vra sot.

Mësohet se në dëshminë e tij, Shefi i Krimeve është shprehur se kishin marrë informacione për Xhulio Vokrrin, 25-vjeçarin e shpallur në kërkim për plagosjen e 25-vjeçarit Paulo Bushi (Ndoj) dhe ishin vënë në ndjekje të tij.

“Kishim informacion se autori Aldi Rama shoqërohej me Xhulio Vokrrin që kishte plagosur më herët Paulo Bushin (Ndoj), 25 vjeç, ngjarje e ndodhur më 17 shtator në Manati të lezhës. Shkuam të arrestonim Xhulio Vokrrin,”- mësohet të ketë thënë Shefi i Krimeve.

Nënkomisari Saimir Hoxha u qëllua nga 21-vjeçari Aldi Rama. Trupi i tij u gjet nga kolegët në një kanal pranë zonës së quajtur Ishull, Lezhë. Ai u dërgua në spital, por nuk arriti të mbijetonte. Tashmë, policia është vënë në kërkim të Aldi Ramës, dhe për çdo person që jep informacion të vlefshëm, ka një shpërblim prej 20 mijë eurosh.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aldi rama saimir hoxha vritet saimir hoxha aldi rama saimir hoxha vritet saimir hoxha

Sondazh

Poll