Aktualitet

Vrasja e nënkomisarit Saimir Hoxha, Yuri Kim: Autorët të dalin para drejtësisë, policia përballet me një rrezik të madh

28 Shtator 2021, 13:14 Nga DOSJA
Vrasja e nënkomisarit Saimir Hoxha, Yuri Kim: Autorët të dalin

TIRANË– Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim u ka bërë thirrje organeve që të vendosin para drejtësisë 21-vjeçarin Aldi Rama që vrau nënkomisarin Saimir Hoxha.

Në një postim në rrjetet sociale, Kim ka shprehur ngushëllime për vrasjen e oficerit Hoxha, teksa shton se policia në vendin tonë përballet me rrezik në emër të të gjithë qytetarëve.

“Ngushëllimet më të thella familjes dhe kolegëve të oficerit të Policisë së Shtetit Shqiptar, i cili u vra në krye të detyrës. Policia dhe reaguesit e tjerë të parë përballen me rrezik në emër të të gjithë qytetarëve, dhe ne jemi mirënjohës për heroizmin e tyre. Shpresojmë që autorët të dalin para drejtësisë,”– shkruan Kim.

Deepest condolences to family & colleagues of the Albanian State Police officer who was killed in the line of duty. Police & other first responders face danger on behalf of all citizens, and we are grateful for their heroism. We hope the perpetrators will be brought to justice.

— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) September 28, 2021

Nënkomisari Saimir Hoxha u qëllua nga 21-vjeçari Aldi Rama. Trupi i tij u gjet nga kolegët në një kanal pranë zonës së quajtur Ishull, Lezhë. Ai u dërgua në spital, por nuk arriti të mbijetonte. Tashmë, policia është vënë në kërkim të Aldi Ramës, dhe për çdo person që jep informacion të vlefshëm, ka një shpërblim prej 20 mijë eurosh.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aldi rama saimir hoxha vritet saimir hoxha yuri kim aldi rama saimir hoxha vritet saimir hoxha yuri kim

Sondazh

Poll