Aktualitet

Tahiri në rigjykim! Gjykata e Lartë rrëzon SPAK: Ish-ministri kthehet në GJKKO, bie kërkesa e Jaeld Çelës

28 Shtator 2021, 07:50 Nga DOSJA
Tahiri në rigjykim! Gjykata e Lartë rrëzon SPAK: Ish-ministri

TIRANË– Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri do të përballet me drejtësinë në Apelin e Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Vendimi është marrë sot, në orën 13:00, nga trupa e Gjykatës së Lartë, duke rrëzuar kështu kërkesën e dy prokurorëve të SPAK për rigjykim në shkallë të parë. Po ashtu Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën Jaeld Çelës për pafajësi.

Në reagimin e parë pas vendimit, Tahiri ndryshe nga herët e tjera foli shumë pak për mediat, duke u shprehur se: Do ndjekim procedurën dhe do shkojmë prapë në Apel! Duke ia lënë më pas fjalën avokatit të tij mbrojtës, Maks Haxhia. Gjatë prononcimit të tij për mediat, avokati Haxhia renditi shkeljet proceduriale që konstatoi Gjykata e Lartë, duke shtuar se në Apelin e GJKKO do të kërkohet sërish pafajësia për Tahirin, pasi çështja do të gjykohet nga një tjetër trupë gjykatësish. Po ashtu, avokati ka sqaruar se ndaj klientit të tij është rrëzuar vendimi por jo akuzat! 

Kujtojmë se SPAK kishte kërkuar që të lihet në fuqi vendimi i apelit të GJKKO për rigjykim të Tahirit, ndërkohë që vetë ish-ministri kërkon ndryshimin e vendimit të Apelit dhe kthimin po në këtë shkallë me trupë tjetër gjykuese.  Gjykata e shkallës së Parë e dënoi Tahirin më 3 vjet shërbim prove për shpërdorim detyre, një akuzë që nuk ishte ngritur nga Prokuroria.

Çështja “Tahiri” u ankimua në Apel nga avokatët e ish-ministrit, që kërkojnë pafajësi, por edhe nga Prokuroria, e cila shprehet se ka prova se ai është i përshirë në trafik droge, një nga akuzat që u rrëzua bashkë me të tjerat në shkallën e parë. Në shtator të vitit të shkuar, pas më shumë se 13 orësh përfundoi “Gjyqi i vitit”, ai për Saimir Tahirin. Asokohe Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri me 5 vite burg, për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi u ul me 1/3 dhe u caktua 3 vite e 4 muaj burg, që gjykata më pas e konvertoi në 3 vite shërbim prove.

Ndërkohë që në seancën e sotme, mungonte sërish ish-drejtori i Policisë, Çela, i cili ndodhet në paraburgim.  Çela ndodhet në qeli në zbatim të dënimit me 3 vjet e 4 muaj burg për “shpërdorim detyre”, ndërkohë që u vetëdorëzua në 16 maj të vitit të shkuar, më shumë se 2 vjet e 6 muaj nga prerja e fletë-arrestit për të.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet politike gjyqi i saimir tahirit gjyqi i saimir tahirit

Sondazh

Poll