Aktualitet

U vra nga 21-vjeçari, oficeri Saimir Hoxha kishte shkuar të arrestonte Xhulio Vokrrin në Lezhë, autorin e një plagosjeje

28 Shtator 2021, 12:59 Nga DOSJA
U vra nga 21-vjeçari, oficeri Saimir Hoxha kishte shkuar të

LEZHË– Oficeri Saimir Hoxha kishte shkuar të arrestonte të riun e identifikuar si Xhulio Vokrri, në momentin që u qëllua për vdekje nga 21-vjeçari Aldi Rama. Mësohet se Hoxha bashkë me shefin e Krimeve të Lezhës kishin organizuar një operacion për kapjen e Vokrrit, për të cilin kishin informacion se shoqërohej me autorin e vrasjes së sotme, Aldi Rama.

Xhulio Vokrri ishte shpallur në kërkim që nga 17 shtatori pasi akuzohet se ka plagosur 25-vjeçarin e identifikuar si Paulo Bushi (Ndoj), në fshatin Manati të Lezhës. 

Por, në vend që të vihej në pranga Vokrri, Aldi Rama qëlloi për vdekje oficerin Saimir Hoxha. Disa minuta pasi ka ndodhur krimi, kolegët e kanë gjetur Hoxhën në një kanal pranë zonës së quajtur Ishull Lezhë. Ai u transportua në spital, por nuk mundi të shpëtonte.

Tashmë, policia është vënë në kërkim të Aldi Ramës, dhe për çdo person që jep informacion të vlefshëm, ka një shpërblim prej 20 mijë eurosh.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll