Aktualitet

63 raste të reja dhe 8 humbje jete nga COVID në Kosovë

28 Shtator 2021, 13:41 Nga DOSJA
63 raste të reja dhe 8 humbje jete nga COVID në Kosovë

KOSOVË – Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar ditën e sotme se Kosova ka 68 raste të reja infektimesh me Covid dhe 8 persona kanë humbur jetën si pasojë e tij. Numri i personave të shëruar ditën e sotme është 323 kurse numri i rasteve aktive qëndron në 3,342 persona.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

28 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.617 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.299.482 doza të vaksinës.

Deri më sot 513.544 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 4.320 testime, 68 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 323 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 153.672.

Në total numri i rasteve aktive është 3.342.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet rajoni bilanci covid kosove bilanci covid kosove

Sondazh

Poll