Aktualitet

ME FOTO: Makina përplaset me furgonin e mësuesve në aksin Fier-Libofshë, 4 të lënduar

28 Shtator 2021, 12:51 Nga DOSJA
ME FOTO: Makina përplaset me furgonin e mësuesve në aksin

FIER– Një aksident automobilistik është regjistruar në aksin Fier- Libofshë, në vendin e njohur si Petovë, ky dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Mësohet se një prej tyre ka qenë tip furgon dhe në momentin e përplasjes, po transportonte disa mësues.  

Paraprakisht mësohet se nga impakti i përplasjes kanë mbetur të lënduar katër persona, të cilët mendohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

“Sot rreth orës 14:00, në fshatin Petovë, janë përplasur automjetet tip “Benz” dhe “Ford” me drejtues përkatësisht shtetasit N. P dhe K. L. Për pasojë është lënduar drejtuesi i mjetit tip “Benz” dhe 3 pasagjerë, të cilat po marrin mjekim në spital jashtë rrezikut për jetën,”-njoftoi policia. Ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(k.m/dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne fier fier aksident ne fier fier

Sondazh

Poll