Aktualitet

VIDEO- Dosja kthehet në Apelin e GJKKO-së, avokati i Saimir Tahirit: Çdo njeri ka bashkëudhëtar dhe dështimin, por ne jemi

28 Shtator 2021, 11:23 Nga DOSJA
VIDEO- Dosja kthehet në Apelin e GJKKO-së, avokati i Saimir Tahirit:

TIRANË– Avokati mbrojtës i ish-ministrit të Brendshë, Saimir Tahirim, Maks Haxhia gjatë prononcimit të tij për mediat renditi shkeljet proceduriale që konstatoi Gjykata e Lartë, duke shtuar se në Apelin e GJKKO do të kërkohet sërish pafajësia për klientin e tij. Ai bëri me dije se çështja do të gjykohet nga një tjetër trupë gjykatësish. Po ashtu, avokati ka sqaruar se ndaj klientit të tij është rrëzuar vendimi por jo akuzat! 


PRONONCIMI PËR MEDIA:

Maks Haxhia: Ne dhe dy kolegët e tjerë kërkuam zgjidhjen e çështjes në themel. Pika e dytë, po Albana Boksi dha dorëheqjen, e cila miratohet nga drejtuesi i Gjykatës. Drejtuesi nuk e pranoi, kështu që ne e shpalosëm këtë në Gjykatën e Lartë. U pranua si shkelje e rëndë.

Tahiri është ankuar për zvarritje?

Maks Haxhia: Çdo njëri që ka probleme, do të shkëputet sa më shpejt. Unë e shoh nga më brenda drejtësinë.

Edhe Sadushi ka dhënë dorëheqjen, u bë me dije arsyeja?

Maks Haxhia: Jo, nuk bëhet me dije arsyeja. Nuk u pranua nga Gjykata e Lartë. Fakti që ishte në gjykim, tregon se respekton vendimin e radhës. Tani presim që të zbardhet vendimi. Insistojmë për pafajësinë tonë. Çdo njeri ka bashkëudhëtar dhe dështimin, por ne jemi optimistë duke marrë parasysh aktet në dosje.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll