Bota

Tensionet në Veri, Kosova dhe Serbia takohen në Bruksel më 29 shtator, merr pjesë dhe përfaqësuesi amerikan Gabriel Escoba

27 Shtator 2021, 18:37 Nga DOSJA
Tensionet në Veri, Kosova dhe Serbia takohen në Bruksel më 29

KOSOVË– Kosova dhe Serbia kanë rënë dakort që të ulen për bisedime në Bruksel, më 29 shtator, kur tensionet në kufirin që ndan këto dy vende kanë arritur në ditën e tetë. Lajmin e ka bërë me dije një zëdhënës i ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, për Gazeta Ekspress.

Sipas zëdhënësit në fjalë, emri i të cilit nuk është bërë me dije nga mediat e Kosovës, pjesë e këtyre bisedimeve do të jetë edhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar.

“Ne jemi të kënaqur që Serbia dhe Kosova do të dërgojnë përfaqësues në Bruksel këtë javë për diskutime dhe inkurajojmë të dyja palët që të ri-angazhohen hapur, seriozisht dhe menjëherë. Zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, do të udhëtojë në Bruksel këtë javë për të marrë pjesë në këto diskutime. Siç theksojnë ngjarjet e fundit, dallimet midis Kosovës dhe Serbisë, nëse lihen të pazgjidhura, do të pengojnë investimet e huaja dhe do të shpejtojnë ikjen e trurit, duke parandaluar ekonomitë kosovare dhe serbe të arrijnë potencialin e tyre të vërtetë dhe të bllokojnë integrimin e ardhshëm në institucionet evropiane”, mësohet të ketë thënë zëdhënësi i Ambasadës së SHBA-ve, sipas Gazeta Ekspress. 

LAJMI KRYESOR: Dita e tetë! Tensionet në veri të Kosovës, vendosen 4 kamionë në kufi, PARALAJMËRIMI i Vuçiç

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora gabriel escobar kosova vendos reciprocitetin me serbine gabriel escobar kosova vendos reciprocitetin me serbine

Sondazh

Poll