Bota

“Jeni të mposhtur në fushë-betejë”, Mediat serbe: Rama sulmoi Serbinë nga Prishtina

27 Shtator 2021, 11:26 Nga DOSJA
“Jeni të mposhtur në fushë-betejë”, Mediat

SERBI– Kryeministri Edi Rama u prit sot në Prishtinë në një takim zyrtar me kryeministrin Albin Kurti. Mediat në Beograd kanë shkruar së gjatë mbajtjes së këtij takimi kryeministri Rama ka sulmuar Serbinë. Ato theksuan se ai iu referua veprimeve të ushtrisë serbe si “manovra teatrale”, ndërkohë që shtoi se qeveria e Kosovës po paguan elektricitetin për serbët në Kosovë.

“Nuk ka dyshim fillimisht, se mbi të gjitha, Serbia duhet ta njohë këtë realitet të pakthyeshëm dhe është vërtetë për të ardhur keq, që në vend të përparimit konkret të dialogut drejt njohjes reciproke dhe çlirimit përfundimtar nga e shkuara, sot jemi dëshmitarë të manovrave teatrale ushtarake të Serbisë, në kufirin me shtetin sovran të Kosovës. Ato manovra nuk mbrojnë në fakt qytetarët serbë në Veriun e Kosovës, sikundër pretendohet nga udhëheqja e Beogradit zyrtar, madje edhe disa fantazma gjeneralësh të ushtrisë së mundur në fushën e luftës, më shumë se 20 vjet më parë, që sikur kanë dalë nga varri, me pretendimin që po mbrohet integriteti dhe siguria e qytetarëve serbë në Kosovë”, tha Rama.

Ndërkohë, tensionet në veri të Kosovës vijojnë tashmë prej 8 ditësh në pikat kufitare të Jarinjës dhe Bërnjakut, që pas vendosjes së reciprocitetit të targave.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni albin kurti edi rama mediat serbe rama sulmon serbine albin kurti edi rama mediat serbe rama sulmon serbine

Sondazh

Poll