Aktualitet

Dhunë në familje dhe zjarrvënie, arrestohet 1 person në Fier, procedohet 1 tjetër

27 Shtator 2021, 15:28 Nga DOSJA
Dhunë në familje dhe zjarrvënie, arrestohet 1 person në

FIER- Një person është arrestuar ditën e sotme në Fier pasi ka dhunuar për motive të dobëta një kushuri të tij. Në pranga është vendosur 34-vjeçari me iniciale K.M teksa ka dhunuar personin me iniciale E.M. Ndërkohë që për zjarrvënie është proceduar penalisht personi me iniciale Xh. M. teksa ka djegur barëra në tokën e tij, zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe ka djegur një sipërfaqe me pyje dhe ullinj në pronësi të përsonit me iniciale Y.Xh.

Njoftimi i Plotë:

Fier/ Arrestohet në flagrancë një shtetas për dhunë në familje, procedohet penalisht një tjetër për zjarrvënie.

•Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 34 vjeç, banues në Frakull e Madhe, Fier, pasi për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj kushëririt të tij, shtetasit E. M.

•Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht shtetasin Xh. M., banues në Peshtan, pasi duke djegur barëra në tokën e tij, si pasojë flakët e zjarrit kanë dalë jashtë kontrollit dhe është djegur një hektar me pyje si edhe një sipërfaqe me ullinj në pronësi të shtetasit Y. Xh.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke ju garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrstohet 1 person policia e fierit arrstohet 1 person policia e fierit

Sondazh

Poll