Aktualitet

Vrasja e Hekuran Billës/ Ndryshon masa në “arrest shtëpie” për Viktor Markun dhe Sebastian Malin

27 Shtator 2021, 12:23 Nga DOSJA
Vrasja e Hekuran Billës/ Ndryshon masa në “arrest

TIRANË – Ditën e sotme ka ndryshuar masa e arrestit për Viktor Markun dhe Sebastian Malin, dajë dhe nip të dyshuar për vrasjen e Hekuran Billës për motive gjakmarrje. Masa e vendosur nga gjykata e Apelit më 7 korrik për arrest me burg ka ndryshuar në “arrest shtëpie”.

Hekuran Billa u ekzekutua më 11 qershor pranë “Qendrës Kristal” në Tiranë, ku kishte shkruar për të takuar motrën e tij që punonte në këtë qendër tregtare.  Në orën 21:48 të së enjtes, biznesmenit iu pre rruga teksa udhëtonte me mjetin e tij, të llojit ‘BMW X6”, nga ekzekutori, i cili dyshohet se është vëllai i Prel Markut, Viktori.  Ky i fundit qëlloi me armë zjarri në drejtim të tij, dhe iu deshën vetëm 3 sekonda për të vrarë biznesmenin. Hekuran Billa ishte i përfshirë në trafikun e drogës në Angli dhe në rrjetin e prostitucionit. Në vitin 2006 ai ka ekzekutuar me armë zjarri 22-vjeçarin Prel Marku, ngjarje për të cilën ishte dënuar me burg të përjetshëm, por u lirua nga gjykatat shqiptare.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ndryshon masa ne arest shtepie per viktor markun dhe sebastian malin rrezohet vendimi i apelit per arrest me burg vrasja e hekuran billes ndryshon masa ne arest shtepie per viktor markun dhe sebastian malin rrezohet vendimi i apelit per arrest me burg vrasja e hekuran billes

Sondazh

Poll