Aktualitet

AKTIVIZOHEN dy vatra zjarri në vend! Digjen sipërfaqet me bimësi në Kavajë dhe Berat, dyshohen të qëllimshme

27 Shtator 2021, 13:35 Nga DOSJA
AKTIVIZOHEN dy vatra zjarri në vend! Digjen sipërfaqet me bimësi

TIRANË– Rikthehen vatrat e zjarrit në disa qytete të vendit. Ditën e sotme është aktivizuar zjarri në fshatin Shtodhër të Kavajës. Mendohet se zjarri të jetë vënë nga fëmijë të cilët luanin në atë zonë. I favorizuar nga era zjarri mori përmasa të frikshme dhe rrezikonte të përhapej në banesat aty pranë. Banorët e zonës kanë lajmëruar shërbimet policore dhe ato zjarrfikëse të cilët bënë të mundur shuarjen e zjarrit.

Dhe në Berat zjarri ka rënë në disa plantacione me fiq dhe ullinj. Flakët janë përhapur në një prej parcelave dhe janë shtrirë në gjithë zonën. Flakët e zjarrit përparuan me shpejtësi edhe drejt banesave të lagjes por falë ndërhyrjes në kohë të forcave zjarrfikëse, flakët janë lokalizuar shpejt. Zjarri mund të jetë vendosur nga vetë banorët për të djegur mbeturinat por era e ka nxjerrë jashtë kontrollit situatën.

Shqipëria ka qënë e ‘pushtuar’ gjatë verës nga zjarret, të cilat morën jetën e dy personave në Gjirokastër.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet zjarr ne berat zjarr ne kavaje zjarret ne shqiperi zjarr ne berat zjarr ne kavaje zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll