Policia Rrugore kontrolle nëpër rrugë gjatë fundjavës, arrestohen 26 shoferë, 2260 gjoba për të “pabindurit”
27 Shtator 2021, 15:22Nga DOSJA
TIRANË– Policia Rrugore ka arrestuar në flagrancë 26 shoferë që kishin shkelur rregullat e qarkullimit rrugor gjatë fundjavës, ndërkohë që nuk janë kursyer edhe në gjoba. Përgjatë kontrolleve në të gjitha rrugët e vendit, efektivët e Policisë kanë ndëshkuar me gjoba 2260 drejtues mjetesh, të cilët akuzohen për shkelje të Kodit Rrugor që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës dhe për parkime të gabuara. Ndërkohë që gjithashtu janë pezulluar 107 leje drejtimi për shpejtësi tej normave, drejtim mjeti në gjendje alkooli si dhe për qarkullim në sens të kundërt.
Njoftimi i Policisë:
Policia e Shtetit/Kontrolle intensive nga Policia Rrugore, në të gjitha rrugët e vendit, me radarë, dronë, mjete të paloguara, kamera, aparate fotografike e alkooltestues, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
Përgjatë fundjavës janë arrestuar në flagrancë 26 drejtues mjetesh, nga të cilët 15 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 11 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Janë pezulluar 107 leje drejtimi, nga këto 59 për shpejtësi tej normave të lejuara, 44 për drejtim mjeti në efektin e alkoolit dhe 4 për qarkullim në sens të kundërt.
Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 2260 drejtues mjetesh, për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore, konkretisht për parakalime të gabuara, shpejtësi mbi normat e lejuara, për gara shpejtësie e manovra të rrezikshme në rrugë, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, për mosvendosje të rripit të sigurimit dhe për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos nxitojnë për të arritur në destinacion duke kryer parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse.
Në të gjitha akset nacionale, nga Rruga e Kombit deri në Sarandë, nga Korça në Berat, si dhe në qendrat kryesore urbane, ka patrulla të Policisë Rrugore me radarë, alkooltestues, dronë, kamera e aparate fotografike. Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe një reagim të shpejtë dhe profesional.
(I.A/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË – Policia rrugore ka kontrolluar me anë të droneve dhe radarëve akset Fier-Vlorë, Lezhë-Shkodër dhe Elbasan-Rrogozhinë, ku si pasojë e shpejtë...
TIRANË-Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka zbuluar axhendën e presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.Soreca zbulon se kryekomisionerja do...
TIRANË – Rreth 18.640 nxënës në të gjithë qarkun e Shkodrës, janë ulur këtë të hënë në bankat e shkollave. Të gjitha institucionet arsimore të arsimi...
TIRANË– Rikthehen vatrat e zjarrit në disa qytete të vendit. Ditën e sotme është aktivizuar zjarri në fshatin Shtodhër të Kavajës. Mendohet se zjarri...
KOSOVË – Minsitria e Shëndetësisë ka publikuar ditën e sotme bilancin e fundit të situatës së COVID në Kosovë dhe është njoftuar se ka 23 raste të re...
TIRANË – Ditën e sotme ka ndryshuar masa e arrestit për Viktor Markun dhe Sebastian Malin, dajë dhe nip të dyshuar për vrasjen e Hekuran Billës për m...