Aktualitet

Arrestohet 25-vjeçari Italian, shqiptari e ndihmoi të futej më dokumenta false në kufi

27 Shtator 2021, 13:30 Nga DOSJA
Arrestohet 25-vjeçari Italian, shqiptari e ndihmoi të futej më

KAKAVIJË – Policia Kufitare Kakavijë ka arrestuar 25 vjeçarin italian me iniciale G.C. pasi ka tentuar të kalojë kufirin në mënyrë të paligjshme me një kartë identiteti false.

Policia gjithashtu ka preceduar një qytetar nga Vlora, 60 vjeç me iniciale  A.T, i cili dyshohet se e ka ndihmuar italianin të kalojë kufirin me dokumenta të falsifikuara.

Njoftimi i Policisë:

Ndalohet një shtetas italian për veprat penale “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave” dhe “Kalim i paligjshëm i kufirit”, si dhe procedohet një shtetas për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.
Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në analizën e riskut, në hyrje të RSH kanë kapur shtetasin italian G. C., i cili ka hyrë në mënyrë të paligjshme.
Gjithashtu gjatë kontrollit personal të ushtruar nga shërbimet e policisë kufitare, iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një kartë identiteti italiane e falsifikuar.
Në përfundim të veprimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të paligjshme në DVP Gjirokastër u bë ndalimi i shtetasit G. C., 25 vjeç, banues në Itali, si dhe u procedua shtetasi A. T., 60 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se i ka dhënë ndihmë shtetasit G. C. për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 25 vjecari italian ne kakavije arrestohet 25 vjecari italian ne kakavije

Sondazh

Poll