Aktualitet

Merrte para për regjistrimin e pronave, GJKKO cakton një vit e gjysmë burg për ish-kreun e Kadastrës së Beratit

27 Shtator 2021, 10:48 Nga DOSJA
Merrte para për regjistrimin e pronave, GJKKO cakton një vit e

TIRANË– Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar një vit e gjysmë burg për ish-kreun e Kadastrës së Beratit, Ervin Nelaj. Mësohet se vendimi është marrë gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar ditën e sotme, ku Nelaj doli përpara trupës gjykuese bashkë me të arestuarën Xhesika Toto e cila luante rolin e sekseres. Për këtë të fundit, GJKKO caktoi një vit e katër muaj burg, duke pranuar kështu kërkesën e prokurorit të Posaçëm.

SPAK kërkoi tre vite burg për Nelajn dhe dy për Toton. Kërkesa për 3 vite burg, erdhi pas provave që SPAK gjeti në punën e Nelajt. Gjatë hetimeve u zbulua se Nelaj në cilësinë e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Agjensisë Shtetërore të Kadastrës, Berat, në bashkëpunim me punonjës të tjerë në këtë institucion, kishte marrë në disa raste përfitime monetare të parregullta, me qëllim për të kryer veprime që lidhen me detyrën e tyre, për legalizimin e objekteve informale dhe regjistrimin e titujve të pronësisë.

Nelaj u arrestua më 26 janar të 2021, pasi u dyshua se kishte marrë para nga qytetarët në këmbim të lejeve të legalizimit. Policia me anë të një njoftimi zyrtar bënte të ditur se hetimi kishte nisur që prej 9 muajsh për të deri kur u bë arrestimi i tij brenda banesës e cila ndodhet në lagjen “30 Vjetori”.

(a.b;f.m/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ervin nelaj ervin nelaj

Sondazh

Poll