Aktualitet

Ministria e shëndetësisë Kosovë : 3 viktima nga Covid në 24 orët e fundit

27 Shtator 2021, 13:17 Nga DOSJA
Ministria e shëndetësisë Kosovë : 3 viktima nga Covid

KOSOVË – Minsitria e Shëndetësisë ka publikuar ditën e sotme bilancin e fundit të situatës së COVID në Kosovë dhe është njoftuar se ka 23 raste të reja të infektuara, ndërkohë që kanë humbur jetën 3 persona në 24 orët e fundit.

Sipas bilancit, sot janë shëruar 591 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 153.349.

Njoftimi i MSH’së:

27 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.665 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Deri më sot 505.188 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.442 testime, 23 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 3 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 591 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 153.349.

Në total numri i rasteve aktive është 3.605.

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet bilanci i covid kosove bilanci i covid kosove

Sondazh

Poll