Aktualitet

Prishja e pedonales mbi Bunë/ Qytetarët dhe ambientalistët dalin në protestë: Dëmton florën dhe faunën

27 Shtator 2021, 14:42 Nga DOSJA
Prishja e pedonales mbi Bunë/ Qytetarët dhe ambientalistët dalin

SHKODËR– Qytetarët në Shkodër kanë dalë kundër shembjes së pedonales në urën e ‘Bunës’. Në ditët në vijim pritet që e gjithë pedonalja të mbushet me zhavor deri në lartësinë 2 metër për të vijuar ndërtimin e lotit të dytë të “By Pass-it” të Shkodrës. Qytetarët janë kundër pasi dalin çdo ditë në pedonale si dhe nuk kanë asnjë lloj informacioni për mbylljen për shkak të punimeve.

Inxhinieri i këtij projekti Pjerin Delia ka treguar se do të bëhet një pedonale tjetër në një nivel më të lartë.

“Drejtoria e Rrugëve na ka dënuar me gjobë pse nuk e vijoni projektin. Ne nuk e vijuam se ishte ditë gushti. Një punë ka krye dhe ka fund, pasi nuk ka vetëm krye. Pedonalja do pastrohet dhe do shkojë në kuotën e mëparshme që mos të lejojë përmbytjen e rrugës. Do prishet pedonalja që është poshtë dhe do bëhet një pedonale më e lartë.Është bërë një projekt i dytë dhe lejen ja kemi çuar bashkisë. Nëse nuk do të ketë pengesa do të mbyllet brenda 3-muajve.Kjo bëhet për të shmangur përmbytjet. Pedonalja do të bëhet sërish, me shëtitore dhe pemë siç ka qenë vetëm në një nivel më të lartë. Që nga sot nuk do të lejohet kalimi në pedonale”, tha Delia.

Ambjentalisti Mirsad Basha e quan absurde prishjen e pedonales në hyrje të qytetit për shkak të dëmit të madh mjedisor dhe turistit që shkaktohet dhe kërkon që punimet të ndalen sa më shpejt.

“Nuk do të shkatërrohet vetëm pedonalja, por do të shkatërrohet edhe një pjesë e faunës së lumit Buna. Rruga do të afrohet me 10 metra afër Bunës dhe do të krijohet një si digë që do të ndajë qytetin nga lumi dhe liqeni. Ky nuk është një shkatërrim vetëm pamor, i florës dhe i faunës por edhe në aspektin turistik. Qytetarët kanë pak pika atraktive në qytet dhe kjo është pjesa kryesore e pedonales në mol.Me anën të komunikimit që kemi patur me disa deputetë, diskutimet kanë qenë pozitive dhe shpresojmë që punimet do të ndalen. Nuk ka si kjo gjë ndalon përmbytjen pasi uji qëndron në anën tjetër. Meqënëse ky “By Pass” nuk i shmang përmbytjet atëherë duhet të ndalohet. Ne kërkojmë modifikimin e projektit”, tha ambientalisti Basha.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet mirsad basha pedonalja ne shkoder mirsad basha pedonalja ne shkoder

Sondazh

Poll