Bota

VIDEO- U raportua se do të ndërhynin në veri të Kosovës, Kurti takohet me komandantin e KFOR-it

27 Shtator 2021, 11:02 Nga DOSJA
VIDEO- U raportua se do të ndërhynin në veri të

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama me një ceremoni shtetërore. Mediat në Kosovë se pas takimit, Kurti ka folur për situatën e krijuar në veri të Kosovës, duke informuar se bashkë me Ministrin e Punëve të Brendshme kanë diskutuar me komandantin e përgjithshëm të KFOR-it, Federici për situatën e sigurisë. Ai ka komunikuar gjithashtu me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg dhe përfaqësuesin për politikë të jashtme të Komisionit Europian, Borell. Sipas disa raportimeve, forcat e KFOR do të ndërhyjnë sot në veri, por kryeministri Kurti u shpreh se nuk kishte dijeni për një veprim të tillë, duke ritheksuar se ai nuk do të marrë asnjë vendim pa diskutuar më parë vlerësimet mbi situatën nga policia e Kosovës.


“Ne diskutuam me gjeneralin Federici, komandatin e përgjithshëm të KFOR’it për situatën e sigurisë. Meqenëse ne i kemi policët tanë atje dhe ata e bëjnë vlerësimin e situatës. Vendimet që ne i marrim nuk janë të pastra politike, madje përmbajtja e tyre është shumë profesionale e sigurisë. Unë si kryeministër i Republikës së Kosovës dhe ministri i Brendshëm nuk marrim vendime pa vlerësimet që na vinë nga Policia e Kosovës mbi rrethanat në të cilat ata ndodhen atje dhe ne shkëmbejmë informacionin me KFOR’in sepse jemi më shumë të pranishëm se edhe vetë KFOR’i. Unë nuk kam një informacion të tillë të përgatitjes së hyrjes së KFOR’it. Kam biseduar dje edhe me sekretarin e përgjithshëm të NATO’s, Stoltenberg edhe me zv. Presidentin e Komisionit Evropian dhe përfaqësuesin për Politikë të Jashtme, zotin Borell”, tha Kurti.

Më tej kryeministri Kurti ka shtuar se Kosova është shprehur e hapur për bisedime në Bruksel, gjë kjo që është refuzuar nga pala serbe.

“Jemi të hapur për bisedime qysh kur i kanë kërkuar bisedimet të hënën e 20 shtatorit ne kemi qenë të gatshëm të udhëtojmë në Bruksel, bisedimet janë refuzuar nga Beogradi edhe tani jemi të gatshëm, në çdo moment që organizohet takimi ne do të shkojmë në Bruksel, ndërkaq komandanti i përgjithshëm i KFOR’it po ashtu është në kontakt me kryetarët e komunave në Veri dhe është i interesuar edhe ai që situata të deeskalojë, përkundër të disa nxitjeve që na vijnë nga fqinji ynë verior dhe në këtë mënyrë të rikthehemi në paqe e siguri të plotë”, u shpreh ai.

Sot është dita e tetë që tensionet në veri të kosovës për shkak të vendosjes së reciprocitetit të targave vijojnë. Pas takimit të sotëm mes kryeministrave Kurti dhe Rama, ushtria serbe është parë të pozicionohet me automjete ushtarake rreth 2 kilometra larg pikës kufitare me Kosovën.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni albin kurti kfor albin kurti kfor

Sondazh

Poll