Bota

Zgjedhjet përfunduan por si reagoi ekonomia gjermane pas rezultateve

27 Shtator 2021, 11:05 Nga DOSJA
Zgjedhjet përfunduan por si reagoi ekonomia gjermane pas rezultateve

GJERMANI – Socialdemokratët shtuan votat në zgjedhjet e Bundestagut, Unioni pësoi humbje të ndjeshme. Por krijimi i një koalicioni qeverisës do të jetë i vështirë. Si reagon ekonomia gjermane pas rezultateve zyrtare paraprake? Gjermania ka përpara muaj të vështirë të negociatave për krijimin e një koalicioni. Marcel Fratzscher, president i DIW, Institutit Gjerman të Ekonomisë, shprehet se ai shpreson që partitë të mos bien dakord vetëm për emëruesin më të vogël të përbashkët, por të ndajnë detyrat me njëra-tjetrën me mençuri, guxim dhe me vendosmërinë e nevojshme për ndryshim. Gjermania ndodhet para sfidës më të madhe prej kohësh. Qeveria e re duhet shpejt të marrë vendime të së ardhmes në lidhje me klimën, transformimin digjital dhe rinovimin social. Nëse nuk ia del me këtë, atëherë vihet në pikëpyetje mirëqenia ekonomike e Gjermanisë dhe Europa rrezikon të humbë në konkurrencën e sistemeve me Kinën dhe SHBA.

Lajm i mirë që një koalicion i majtë nuk është i mundur

Kurse ekonomisti Jens-Oliver Niklasch, nga Banka e landit të Baden-Vyrtembergut, LBBW shprehet se nga pikëpamja e tregut është një lajm i mirë që një koalicion i majtë nuk është i mundur. “Partitë e tjera që mund të qeverisin nuk dallojnë shumë në temat ekonomike dhe politike-financiare, që kompromiset të bëhen të pamundur.

Edhe Jörg Krämer kryekonomisti i Commerzbank shprehet se “shumë sipërmarrës dhe aksionerë duhet të jenë të lehtësuar, që një aleancë me SPD-Të Gjelbrit-dhe e E Majta nuk arrin shumicën në Bundestag. Kjo forcon pozicionin negociues të FDP-së, pa të nuk mund të krijohet një koalicion stabil, po të lesh mënjanë koalicionin e madh.” Për Krämer qeveria e re ka detyra të mëdha përpara. Ndryshe nga Angela Merkel në vitin 2005, qeveria e re nuk merr përsipër një ekonomi popullore me avantazhe në vend. Po të matet me faktorë si kohëzgjatja e proceseve të lejeve apo gjyqësore, tatimet etj, me rëndësi për funksionalitetin konkret të sipërmarrjeve, Gjermania brenda BE zë vende mesatare. Para 10 vjetësh Gjermania ndodhej në çerekun e parë të renditjeve.”

Shqetësim – kohëzgjatja e negociatave

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota ekonomia gjermane lajm nga dw ekonomia gjermane lajm nga dw

Sondazh

Poll

Bota 27 Shtator 2021, 07:39

Alarm për bombë në Gjykatën e Greqisë

GREQI– Një alarm për bombë ka evakuuar të gjithë punonjësit në Gjykatën e Greqisë. Thirrja është bërë pak para orës 09:00 të mëngjesit në numrin 3-shifror...