Sport

Napoli “i heshtur”, mund edhe Cagliarin dhe e forcon kreun e Serie A

27 Shtator 2021, 05:26 Nga DOSJA
Napoli “i heshtur”, mund edhe Cagliarin dhe e forcon kreun e Serie A

ITALI – Napoli nuk ka punë me derbin e romanëve, shikon punën e tij. Viktima e radhës ishte Cagliari, për të cilin nuk derdhi shumë djersë për ta mundur.

Victor Osimhen e kaloi Napolin në epërsi pas vetëm 10 minutave lojë, kur shënoi nga rreth dy metra largësi, pasi u shërbye nga Piotr Zielinski në “Diego Armando Maradona Stadium”.

Lorenzo Insigne e dyfishoi epërsinë e skuadrës së Luciano Spallettit, duke shënuar nga penalltia në minutën e 57-të, pasi Osimhen u ndal me faull nga Diego Godin në zonë.

Kjo ishte fitorja e gjashtë në gjashtë javët e këtij fillimsezon për Napolin, i cili me 18 pikët e grumbulluara, udhëheq renditjen në Serie A, me 2 pikë më tepër se Milani që e ndjek nga afër.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “diego armando maradona stadium”. piotr zielinski victor osimhen “diego armando maradona stadium”. piotr zielinski victor osimhen

Sondazh

Poll