Sport

VIDEO/ E TURPSHME! Talenti i Romës ofendon me gjeste tifozët e Lazios, postimi vjen nga Anna Falchi

26 Shtator 2021, 21:12 Nga DOSJA
VIDEO/ E TURPSHME! Talenti i Romës ofendon me gjeste tifozët e Lazios,

ITALI-Lazio fiton derbin dhe në rrjetet sociale Anna Falchi shpërthen nga gëzimi: “Shqiponja ime Alyssa u kthye në stadium me mua pas një kohe të gjatë!!! Ja ku jemi përsëri me fitoren e Lazios në derbi!!!” Showgirl dhe prezantuesja, një tifoze e njohur e skuadrës së Lazios, i kushtoi një postim fitores së Sarrit kundër Mourinhos me golat e Milinkovic Savic, Pedro dhe Felipe Anderson.

Në rrjetet sociale Anna Falchi postoi edhe një video të futbollistit të Romës, Nicolo Zaniolo ku shihej duke u larguar nga stadiumi. “Ja se çfarë bën futbollisti i Romës”, ishte postimi i saj. Koret e talljes i drejtohen atij, disa madje të rënda dhe ai përgjigjet me dy gjeste të vrazhda. Duke u futur në dhomat e zhveshjes, fantazisti vuri dorën te b**let dhe më pas gishtin te goja, duke irrituar tifozët e Lazios.

 

 

 

A post shared by ? ???? ?????? ?? ????? (@ituoicoloriunvanto)

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport anna falchi lazio roma zaniolo anna falchi lazio roma zaniolo

Sondazh

Poll