Sport

VIDEO/ Penallti e humbur dhe gol i anulluar me VAR, fundi i Inter-Atalanta është dramatike

25 Shtator 2021, 18:18 Nga DOSJA
VIDEO/ Penallti e humbur dhe gol i anulluar me VAR, fundi i Inter-Atalanta

ITALI- Nuk ka fitues në takimin Inter-Atalanta. Takimi i vlefshëm për javën e 6-të të Serie A ka përfunduar me shifrat 2-2. Një ndeshje me ritëm, gola dhe emocione, por në fund dy skuadrat u detyruan të ndanin një pikë. Një takim që nisi mirë për skuadrën e Simone Inzaghit që gjetën avantazhin në minutën e 5′ me anë të Lautaro Martinez.

Asistimi nga Barella ishte perfekt dhe goditja e argjentinasit shkoi në rrjetë. Skuadra e Inzaghit pati një moment hutimi, pasi Atalanta shënoi dy herë në minutat 30′ me Malinovskyn dhe Toloi në të 38-tën. Në pjesën e dytë Edin Dzeko vendosi baraspeshën në minutën e 71-të, ndërsa më pas për zikaltrit pati edhe një penallti.

Dimarco në minutën e 85′ goditi në traun e portës, duke mos mundur t’i japë epërsinë Interit.Katër minuta më pas Atalanta shënoi, por VAR e shpëtoi Interin dhe goli i Piccoli nuk u quajt. 2-2, rezultat që u shërben rivalëve të këtyre dy skuadrave.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport atalanta inter atalanta inter

Sondazh

Poll