Art&Argëtim

25 Shtator 2021, 09:07 Nga DOSJA

TIRANË– Kozak Braçi nuk e ka pranuar të jetë shpëtuar nga reperi Arkimed Lushaj në Sarandë, ashtu siç deklaroi ky i fundit një ditë më parë. Në një dalje LIVE në Instagram, Braçi është dëgjuar të shprehet se Stresi nuk duhet të marrë lëvdata pasi nuk e ka shpëtuar vërtet nga duart e rrëmbyesve në Sarandë.

“Më ka shpëtuar vetvetja, njerëzit e mi por jo njeri tjetër. Të mos dalë askush të marrë lëvdata. Ty të kanë sharë ata. Nuk iu gënjen Kozaku pasha familjen, kam parë punën time duke bërë emisione dhe duke qeshur. Të gjithë ata që kanë gisht të gjithë po dalin, keni me dhënë deklarime për çdo gjë që më keni bërë mua. Duroni,”-tha Kozaku.

Një ditë më parë, reperi Stresi ka komentuar rrëmbimin e Kozak Braçit. Në një postim në rrjetet sociale, Stresi shkruante se e njeh Braçin dhe Fabio Dushkun, personi që urdhëroi rrëmbimin e tij, dhe se nuk mund të zgjedhë asnjë prej tëdyja palëve.

Ai tregonte se një ngjarje e rëndë ka ndodhur dhe në Sarandë 10 ditë më parë, por nuk ka mundur që të sheshojë gjakrat, veçse ka shpëtuar Braçin.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz arkimed lushaj kozak braci rrembehet kozak braci arkimed lushaj kozak braci rrembehet kozak braci

Sondazh

Poll