Art&Argëtim

“Hana meriton një vëlla”, Loredana dhe Mozzik publikojnë këngën e re, por konfirmojnë ndarjen

24 Shtator 2021, 18:09 Nga DOSJA
“Hana meriton një vëlla”, Loredana dhe Mozzik

KOSOVË- U ribashkuan pak kohë më parë, por Loredana dhe Mozzik konfirmuan se janë ndarë sërish. Pasi punuan për një album të përbashkët dhe publikuan disa këngë me videoklipe, dyshja i kanë dhënë fund marrdhënies së tyre por shprehen se vazhdojnë të mbajnë raporte të mira për shkak të vajzës së tyre, Hana-s. Ata publikuan në mesnatë këngën më të re “Immer Wenn es regnet” (sa herë që bie shi), të shoqëruar me një klip ky çifti duket shumë i afërt më njëri tjëtrin. Teksti i këngës pasqyron marrdhënien e tyre dhe problemet që kanë hasur prej vitesh, të cilat kanë marrë gjithmonë vëmendjen e mediave.

Në tekstin disi kontradiktor vihet re që thonë se “si do t’ja shpjegojnë këtë gjë Hanës” dukë iu referuar ndarjes, e gjithashtu këndojnë se “ajo meriton një vëlla”. Loredana postoi një pjesë të këngës në profilin e saj në Instagram ku shkroi “më fal” duke bashkangjitur një zemër të thyer.

Dyshja prej vitesh kanë pasur ulje dhe ngritje të marrdhënies së tyre duke u ndarë e ribashkuar disa herë.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz ndahen loredana dhe mozzik ndahen loredana dhe mozzik

Sondazh

Poll