Art&Argëtim

Të gjithë sytë tek Harry! Dalja e parë si çift pas lindjes së vajzës, detaji tek çanta e princit mori vëmendjen të gji

24 Shtator 2021, 14:10 Nga DOSJA
Të gjithë sytë tek Harry! Dalja e parë si çift pas

SHBA  – Harry dhe Meghan vizituan dje selinë e “Organizatës Botërore të Shëndetësisë” në New York, në një udhëtim për të cilin çifti u shpreh se forconte angazhimin e tyre për shpërndarjen e barabartë të vaksinave.

Harry u pa duke dalë nga ndërtesa teksa mbante një çantë të zezë laptopi me fjalët “babi i Archie” të stampuar anash saj, një dedikim i ëmbël për djalin e tij dy vjeçar. Ata gjithashtu dolën me dokumente dhe letra të OBSH -së që shfaqnin markën e Fondacionit të tyre “Archewell” para se të ktheheshin në hotelin e tyre. Meghan kishte një dosje të ngjashme, megjithëse nuk dihet nëse edhe ajo kishte ndonjë dedikim.

“Takimi i sotëm ishte një mundësi shumë e mirë për të mësuar nga disa nga ekspertët më të zotë që po punojnë pa u lodhur për t’i dhënë fund kësaj pandemie. Ne jemi të inkurajuar nga fryma e bashkëpunimit që dëgjuam gjatë bisedës dhe jemi të etur për të bërë pjesën tonë”, tha çifti pas takimit.

Takimi shënon herën e parë që çifti shfaqet në publik së bashku që nga lindja e vajzës së tyre, Lilibet, në qershor.

(m.k/dosja.al.)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz meghan dhe princ harry meghan dhe princ harry

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 24 Shtator 2021, 12:04

SHBA- Disa gjëra bëhen më të mira me kalimin e moshës, Beyonce është njëra prej tyre.  Ikona e popit, e cila mbushi 40 vjeç më 4 shtator, ndaj dhe ajo pu...

Art&Argëtim 24 Shtator 2021, 09:38

TIRANË– Reperi Stresi ka komentuar rrëmbimin e Kozak Braçit. Në rrjetet sociale, Stresi shkruan se i njeh të dyja palët mirëpo nuk ka se &cced...