Art&Argëtim

Kylie Jenner: Ende nuk e di gjininë e fëmijës që do sjell në jetë

25 Shtator 2021, 06:06 Nga DOSJA
Kylie Jenner: Ende nuk e di gjininë e fëmijës që do sjell

SHBA– Ylli i Kardashianve, Kylie Jenner ka treguar se as ajo vetë nuk e di gjininë e foshnjës së dytë që po pret të sjellë në jetë. E ftuar te “Vogue’s ’73 Questions”, 24-vjeçarja tha se ende nuk e ka zbuluar nëse do të sjellë në jetë një djalë apo një vajzë. Ajo u pyet për emrin e bebit dhe tregoi se po pret që të zbulojë gjininë e më pas të vendosë për emrin.

“Epo, ne duhet të zbulojmë së pari gjininë, prandaj vendosëm të prisnim,”- tha themeluesja e “Kylie Cosmetics”.

Vetëm pak ditë më parë, Jenner postoi një fotografi të saj dhe vajzës Stormi të veshur me blu për të promovuar linjën së saj të re “Kylie Baby”. Të gjithë u bindën se fëmija që po vjen është djalë.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz kylie jenner kylie jenner

Sondazh

Poll