Art&Argëtim

Billie Eilish humbet ndjekës në rrjetet sociale, habit me deklaratën: Njerëzit kanë frikë nga gjoksi i madh

24 Shtator 2021, 13:55 Nga DOSJA
Billie Eilish humbet ndjekës në rrjetet sociale, habit me

SHBA – Billie Eilish ka folur hapur për reagimet e fansave ndaj ndryshimit të fundit në stilin e saj. Këngëtarja zbuloi se ajo humbi mijëra ndjekës të mediave sociale vetëm për shkak të ekspozimit të gjoksit.

19-vjeçarja tha gjatë një interviste për “Elle” se pëlqente të vishte fustane çdo ditë para se pasiguritë për trupin e saj të fillonin. Ndërsa fliste për fotot e bëra për British Vogue dhe selfiet në një korse, Eilish zbuloi se shumë fansa nuk ishin të kënaqur me pamjen e saj kështu siç kishte ​ndryshuar.

“Njerëzit fiksohen me pamjen e dikujt dhe krijojnë një lidhje. Por është shumë çnjerëzore. Kam humbur 100,000 ndjekës, vetëm për shkak të gjoksit. Njerëzit kanë frikë nga gjoksi i madh“, tha ajo.

Sipas Eilish, reagimet e habitura nga fansat ndodhin edhe kur ajo vesh diçka kaq të thjeshtë sa një bluzë pak të hapur dhe jo rroba të gjera me të cilat u identifikua kur doli në tregun muzikor.Gjatë intervistës, këngëtarja, e cila ktheu flokët në ngjyrë bjonde pas vitesh në ngjyrë jeshile fluoreshente, shpjegoi gjithashtu vendimin e saj për të ndryshuar ngjyrën e flokëve duke zbuluar se ajo donte anonimitet dhe që njerëzit të mos e identifikonin vetëm nga flokët, por është ende i njëjti person brenda vetes.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz billie eillish billie eillish

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 24 Shtator 2021, 12:04

SHBA- Disa gjëra bëhen më të mira me kalimin e moshës, Beyonce është njëra prej tyre.  Ikona e popit, e cila mbushi 40 vjeç më 4 shtator, ndaj dhe ajo pu...

Art&Argëtim 24 Shtator 2021, 09:38

TIRANË– Reperi Stresi ka komentuar rrëmbimin e Kozak Braçit. Në rrjetet sociale, Stresi shkruan se i njeh të dyja palët mirëpo nuk ka se &cced...