Art&Argëtim

U ngatërrua me një të pastrehë/ Këmbëzbadhur dhe i dehur “llucë”, aktori Nicolas Cage nxirret jashtë një re

24 Shtator 2021, 14:27 Nga DOSJA
U ngatërrua me një të pastrehë/ Këmbëzbadhur dhe i

SHBA– Aktori i famshëm, Nicolas Cage, është parë të dëbohet nga një restorant luksoz në Las Vegas pas një konflikti me stafin. 57-vjeçari mësohet të ketë qenë i dehur dhe të pranishmit kanë menduar se ishte një i pastrehë. The Sun ka publikuar pamjet ku ai shihet i dehur, teksa konfliktohet me stafin e restorantit.

Cage, i cili ka fituar çmimin Oskar për portretizimin e një alkoolisti në filmin ‘Leaving Las Vegas’, nuk u njoh nga të pranishmit të cilët menduan se ishte thjesht një i alkoolizuar i pastrehë. Dëshmitarët u shprehën se aktori kishte pirë uiski dhe tekila para se të bëhej agresiv. I ulur në divan dhe i veshur krejt thjeshtë, ai nisi të bërtasë teksa përpiqej të vishte sandalet e tij. Ai u nxorr jashtë dhe iu ndalua të hynte sërish në restorant pasi tentoi të rikthehej.

Ngjarja vjen pas shumë ndodhive emocionale për Cage, i cili këtë vit u martua për të pestën herë dhe gjithashtu, humbi nënën e tij.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz nicolas cage debohet nga restoranti nicolas cage debohet nga restoranti

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 24 Shtator 2021, 12:04

SHBA- Disa gjëra bëhen më të mira me kalimin e moshës, Beyonce është njëra prej tyre.  Ikona e popit, e cila mbushi 40 vjeç më 4 shtator, ndaj dhe ajo pu...

Art&Argëtim 24 Shtator 2021, 09:38

TIRANË– Reperi Stresi ka komentuar rrëmbimin e Kozak Braçit. Në rrjetet sociale, Stresi shkruan se i njeh të dyja palët mirëpo nuk ka se &cced...