Art&Argëtim

“Jemi gati të ndarë, por vazhdojmë të duhemi”, Elon Musk dhe Grimes i japin fund lidhjes pas 3 vitesh

24 Shtator 2021, 16:17 Nga DOSJA
“Jemi gati të ndarë, por vazhdojmë të duhemi”,

SHBA– Elon Musk dhe Grimes janë ndarë pas 3 vitesh së bashku. Në një intervistë për Page Six, themeluesi i SpaceX dhe Tesla ka thënë se ai dhe këngëtarja kanadeze janë “gjysmë të ndarë”, por vazhdojnë të kenë marrdhënie të mirë dhe të kujdesen së bashku për djalin e tyre 1-vjeçar.

“Jemi gjysmë të ndarë por e duam ende njëri-tjetrin, shihemi shpesh dhe kemi marrdhënie shumë të mirë. Kjo vjen ngaqë puna ime me Tesla dhe SpaceX më kërkon të qëndroj në Teksas ose të udhëtoj, ndërsa puna e saj është e bazuar në LA. Ajo po qëndron me mua momentalisht dhe Baby X është në dhomën ngjitur,” ka thënë Musk.

Musk dhe Grimes, të cilët e nisën marrdhënien e tyre në 2018-ën, u bënë prindër vitin e shkuar. Ata u panë për herë të fundit së bashku në Met Gala, në fillim të muajit.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz elon musk grimes elon musk grimes

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 24 Shtator 2021, 12:04

SHBA- Disa gjëra bëhen më të mira me kalimin e moshës, Beyonce është njëra prej tyre.  Ikona e popit, e cila mbushi 40 vjeç më 4 shtator, ndaj dhe ajo pu...

Art&Argëtim 24 Shtator 2021, 09:38

TIRANË– Reperi Stresi ka komentuar rrëmbimin e Kozak Braçit. Në rrjetet sociale, Stresi shkruan se i njeh të dyja palët mirëpo nuk ka se &cced...