Politike

VIDEO-Rama: Dënimi i Adriatik Llallës tregon që po dënohen njerëz të pushtetshëm, s’jemi një nga vendet më të varfra

25 Shtator 2021, 06:42 Nga DOSJA
VIDEO-Rama: Dënimi i Adriatik Llallës tregon që po dënohen

NJU JORK- Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë dënimin e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Në një intervistë për median franceze TV5Monde teksa ndodhet në Nju Jork, Rama tha se fakti që një ish-zyrtar kaq i lartë u dënua, tregon se gjykatat po ndëshkojnë edhe njerëzit me pushtet. Kreu i Qeverisë shtoi se vendi ynë po bën një luftë të hapur kundër korrupsionit, për shtetin e të drejtës dhe kundër trafikut të drogës. Rama u pyet për estrehimin e emigrantëve afganë, nëse këtë gjë poe bënte për të përfituar favore nga Uashingtoni dhe e mohoi në mënyrë kategorike. Ai shtoi se vendi ynë ka qenë gjithmonë mikpritës për njerëzit në  nevojë.

I pyetur nëse kjo gjë ka një kontradiktë pasi nga Shqipëria po largohen qytetarët e saj, kreu i Qeverisë shtoi se shqiptarët emigrojnë për shkak të kushteve ekonomike, por që nuk përjashtohet edhe ndonjë rrjeti të emigracionit të paligjshëm. Përsa i përket integrimit në Bashkimin Evropian, Rama tha se vendi ynë do të vijojë të presë duke mirëkuptuar se BE mund të mos arrijë të funksionojë në të gjitha frontet dhe as të menaxhojë nacionalizmat që po ‘lulëzojnë’ në shumë vende.

Lidhjet e forta me Turqinë dhe me Presidentin e vendit, Rexhep Tayip Erdogan, kryeministrit Edi Rama i ka konsideruar një pasojë një aleance e miqësie të gjatë. I pyetur për këtë gjë nga gazetarja e TV5Monde, Rama mohoi që Turqia të ishte një alternativë kundërBashkimit Evropian, nëse ky i fundit nuk i hap dyert Shqipërisë.

I gjendur përballë konstatimit të gazetares franceze, e cila e cilësoi Shqipërinë si një nga vendet më të varfra në Evropë, kryeministri Rama tha se kjo gjë nuk është e vërtetë. Ai theksoi se Shqipëria është ndërmjet vendeve më pak të pasura dhe këtu ka një ndryshim. Rama shtoi se vendi ynë ka probleme, është një vend në qendër të Europës por që përpiqet t’i zgjidhë ato.

Kryeministri Edi Rama ka preferuar të mos zgjedhë asnjërën palë mes Francës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Rama tha se njërin vend e ka aleat dhe tjetrin mik, e për këtë arsye preferon të mos futet në këtë krizë, përveç faktit se nuk mund të zgjidhë asgjë. Rama shtoi se ndërmjet Presidentit Macron dhe dhe Presidentit të SHBA-ve, Joe Biden, ka mjaft aftësi për të dialoguar dhe për ta zgjidhur krizën në mënyrë sa më miqësore.

Uljen e Shqipërisë në Këshillin e Sigurisë të OKB-së, Rama e komentoi si një arritje të madhe. Ai tha se kjo është një ngjarje vërtet historike. Në fund, Rama shtoi se programi i tij për mandatin e tretë është që Shqipëria të vazhdojë me përpjekjet për tu transformuar Shqipërinë në një shtet të së drejtës në standardet e Bashkimit Evropian, me një reformë të drejtësisë që shkon përpara.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike rama per tv5monde rama per tv5monde

Sondazh

Poll