Politike

Negociatat për integrimin në BE, Rama: Ka pengesa por s’ke ç’i bën, ne vazhdojmë këtë udhë, është alternativa e ve

25 Shtator 2021, 07:19 Nga DOSJA
Negociatat për integrimin në BE, Rama: Ka pengesa por s’ke

NJU JORK- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të vijojë të presë Bashkimin Evropian duke mirëkuptuar se mund të mos arrijë të funksionojë në të gjitha frontet dhe as të menaxhojë nacionalizmat që po ‘lulëzojnë’ në shumë vende. Në një intervistë për TV5Monde, Rama u pyet nëse është frustruese të presësh BE-në kaq gjatë dhe kryeministri e mohoi këtë gjë. Ai shtoi se nuk ka alternativë tjetër veçse të presë.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: U bënë vite që prisni? A është frustruese? Në ç’pikë janë negociatat me Brukselin?

Edi Rama: Të themi të vërtetën, nuk është frustruese, sepse e kuptojmë që vetë Evropa është e frustruar nga problemet e saj të brendshme. Prej krizës së refugjatëve të 2015, po ndodhin shumë gjëra në nivelin evropian, të cilat bëjnë që Bashkimi Evropian të mos arrijë të funksionojë në të gjitha frontet dhe as të menaxhojë nacionalizmat që po lulëzojnë në shumë vende. Edhe pse ekstremi i djathtë për fat të mirë nuk është në pushtet në asnjë vend evropian, qasjet e ekstremit të djathtë ndikojnë sidoqoftë mbi qëndrimet e qeverive të moderuara, e të vetë Bashkimit Evropian. Në këtë pikë, jemi të qartë, ne duhet të bëjmë gjithçka duhet për t’u bërë një vend evropian, për t’u bërë një vend i BE, për t’u bërë një vend i shtetit të së drejtës, sepse e bëjmë këtë për fëmijët tanë. Nuk e bëjmë sepse është dikush në Bruksel, në Paris, apo në Berlin që na e kërkon dhe kjo është rruga e vetme, nuk ka alternativë tjetër. Ne jemi vërtet krenarë që do të vazhdojmë në këtë udhë, ka pengesa por s’ke ç’i bën, ne vazhdojmë.

LAJM KRYESOR: VIDEO-Rama: Dënimi i Adriatik Llallës tregon që po dënohen njerëz të pushtetshëm, s’jemi një nga vendet më të varfra, presim OK-n nga BE për integrimin

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama rama per tv5monde edi rama rama per tv5monde

Sondazh

Poll