Priti afganët në këmbim të ndereve nga Uashingtoni? Rama: S’ua hapëm derën me kërkesë të SHBA-ve, por se jemi ven
25 Shtator 2021, 07:27Nga DOSJA
NJU JORK– Pritja e afganëve në Shqipëri nuk është bërë për të marrë favore nga Uashingtoni. Kështu është shprehur kryeministri Rama në një intervistë për median franceze TV5Monde. Nga Nju Jorku, Rama tha se vendi ynë u ka hapur dyert afganëve pas kërkesave nga organizatat humanitare dhe jo pas asaj të SHBA-ve.
Pjesë nga intervista
Pyetje: Edi Rama, Shqipëria është zotuar të presë përkohësisht 4 mijë refugjatë afganë, derisa ata të marrin një vizë për të shkuar në SHBA. Ju kemi parë që keni shkuar t’i takoni. Vendi juaj është vendosur në pararojë për pritjen e tyre, me kërkesë të SHBA. Po përpiqeni të përfitoni favore nga Uashingtoni?
Edi Rama: Jo. Nuk është kaq e thjeshtë. Së pari, ne s’ua hapëm derën me kërkesë të SHBA, të qeverisë së SHBA. E hapëm derën sapo na kontaktuan disa organizata humanitare dhe të të drejtave të njeriut në SHBA, dhe thamë “PO”. Sepse për ne, kjo është çështje respekti ndaj historisë, ne jemi një vend mikpritës, një vend që me krenari ka qenë vendi i vetëm në Evropë që pati më shumë hebrenj pas Luftës së Dytë Botërore….sesa para saj, dhe ku asnjë hebre nuk iu dorëzua nazistëve, jemi një vend që ka pritur gjysmë milion refugjatë lufte që u ikën masakrave të regjimit të Sllobodan Milosheviçit në 1999 dhe jemi një vend ku është shumë e rëndësishme që të mos harrohet, se ka një kohë për të kërkuar, ka një kohë për të dhënë. Ne kemi qenë afganët para 30 vjetëve, dhe po të mos kishte qenë mikpritja e italianëve dhe e të tjerëve nuk do të kishim mundur të dilnim nga ferri ynë, që nuk ishte një ferr i talebanëve islamistë, por ishte një ferr i talebanëve të kuq. Për të gjitha këto, për ne kjo është thjesht e natyrshme.
NJU JORK– Kryeministri Edi Rama është pyetur nëse ka një kontradiktë me pritjen e afganëve, pasi vetë shqiptarët po largohen nga vendi. Në një intervistë ...
NJU JORK– Kryeministri Edi Rama ka treguar se në mandatin e tij të tretë dp të luftojë ende me gjëra të së shkuarës që dalin në ‘sipërfaqe’. Në një interv...
TIRANË– Në Tiranë, ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim, e sapokthyer nga Uashingtoni, zhvilloi sot një takim me kryetarin e Partisë Demokrati...
TIRANË– Tom Doshi u vu në shënjestër të një fushate akuzash dhe presioni të ambasadës amerikane para zgjedhjeve të 25 Prillit. Synimi qe bllokimi i k...
SHBA– Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalë të shkurtër në Asamblenë e 76-të të OKB-së, ku edhe ka prekur disa tema, si Kosova, pandemia e koronaviru...
PRISHTINË– Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të vizitojë Kosovën pas kthimit nga SHBA ditën e hënë, ku ka marrë pjesë në Asamblenë të OKB-së. M...
TIRANË– Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka risjellë vëzhgimin e “Zërit të Amerikës” lidhur me shpenzimet që kanë pasur të prekurit nga...
TIRANË– Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka lëshuar mesazhe të forta nga selia blu, pas thuajse një orë takim me kryedemokratin Lulzim Bas...