Politike

Kriza Francë-SHBA, Rama: Nuk hyjmë dot mes këtyre dy palëve, Macron dhe Biden kanë shumë aftësi për të dialoguar

25 Shtator 2021, 06:52 Nga DOSJA
Kriza Francë-SHBA, Rama: Nuk hyjmë dot mes këtyre dy palëve,

NJU JORK– Kryeministri Edi Rama ka preferuar të mos zgjedhë asnjërën palë mes Francës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në një intervistë për TV5Monde, Rama tha se njërin vend e ka aleat dhe tjetrin mik, e për këtë arsye preferon të mos futet në këtë krizë, përveç faktit se nuk mund të zgjidhë asgjë. Rama shtoi se ndërmjet Presidentit Macron dhe dhe Presidentit të SHBA-ve, Joe Biden, ka mjaft aftësi për të dialoguar dhe për ta zgjidhur krizën në mënyrë sa më miqësore.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Ju kuptojmë mirë… Ju mbroni multilateralizmin, kriza trans-atlantike ka vend në OKB me çështjen e nëndetëseve. Si vend Evropian shumë i lidhur me SHBA, në cilin krah qëndron Shqipëria, në anën e Francës apo në anën e Uashingtonit?

Edi Rama: Jo, ne jemi vërtet aleatë krenarë të SHBA-ve, por jemi gjithashtu miq shumë krenarë të Francës…dhe nuk hyjmë në këtë lloj krize. Le të themi mes atyre të dyve, sepse nga njëra anë nuk mund të bëjmë asgjë për ta zgjidhur dhe nga ana tjetër, jam i sigurtë që ndërmjet Presidentit Macron dhe dhe Presidentit të SHBA-ve, Joe Biden, ka mjaft aftësi për të dialoguar dhe për ta zgjidhur krizën në mënyrë sa më miqësore.

LAJM KRYESOR: VIDEO-Rama: Dënimi i Adriatik Llallës tregon që po dënohen njerëz të pushtetshëm, s’jemi një nga vendet më të varfra, presim OK-n nga BE për integrimin

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama rama per tv5monde edi rama rama per tv5monde

Sondazh

Poll