“A është kthyer Shqipëria një ferr për popullin e saj?” Rama: Njerëzit ikin për çështje ekonomike, ka edhe
25 Shtator 2021, 07:30Nga DOSJA
NJU JORK– Kryeministri Edi Rama është pyetur nëse ka një kontradiktë me pritjen e afganëve, pasi vetë shqiptarët po largohen nga vendi. Në një intervistë për median franceze TV5 Monde, Rama tha se Shqipëria ka qenë gjithmonë një vend mikpritës, por që njerëzit emigrojnë për shkaqe ekonomike. Ai shtoi se ka edhe me rrjete të emigracionit të paligjshëm.
Pjesë nga intervista
Pyetje: A nuk është Shqipëria në një farë mënyre një ferr për popullsinë e saj, pasi ka një eksod në masë, pasi shqiptarët largohen drejt Francës, largohen drejt Zvicrës, a nuk ka një kontradiktë?
Edi Rama: Jo, sepse së pari, në të gjitha vendet e Lindjes, qofshin vende anëtare të Bashkimit Evropian, qofshin vende kandidate të Bashkimit Evropian, ka pasur një lëvizje masive të njerëzve drejt Perëndimit, dhe nëse për ata që janë anëtarë, bëhet fjalë për lëvizje brenda një perimetri tregu të lirë të punës, për shqiptarët dhe të tjerët bëhet fjalë për një lëvizje që nuk është vërtet e lirë. Është një lëvizje e lidhur sigurisht me çështje ekonomike, por është e lidhur gjithashtu me rrjete të emigracionit të paligjshëm. Thënë kjo këtu nuk ka aspak kontradiktë, sepse ne jemi një vend mikpritës, i kemi pritur gjithmonë njerëzit në nevojë dhe do ta bëjmë gjithmonë.
NJU JORK– Kryeministri Edi Rama ka treguar se në mandatin e tij të tretë dp të luftojë ende me gjëra të së shkuarës që dalin në ‘sipërfaqe’. Në një interv...
TIRANË– Në Tiranë, ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim, e sapokthyer nga Uashingtoni, zhvilloi sot një takim me kryetarin e Partisë Demokrati...
TIRANË– Tom Doshi u vu në shënjestër të një fushate akuzash dhe presioni të ambasadës amerikane para zgjedhjeve të 25 Prillit. Synimi qe bllokimi i k...
SHBA– Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalë të shkurtër në Asamblenë e 76-të të OKB-së, ku edhe ka prekur disa tema, si Kosova, pandemia e koronaviru...
PRISHTINË– Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të vizitojë Kosovën pas kthimit nga SHBA ditën e hënë, ku ka marrë pjesë në Asamblenë të OKB-së. M...
TIRANË– Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka risjellë vëzhgimin e “Zërit të Amerikës” lidhur me shpenzimet që kanë pasur të prekurit nga...
TIRANË– Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka lëshuar mesazhe të forta nga selia blu, pas thuajse një orë takim me kryedemokratin Lulzim Bas...