Politike

Dënimi i Adriatik Llallës, REAGON për herë të parë Rama: Vendimi flet vetë, njerëz nga pushtete të forta kanë dalë pa

25 Shtator 2021, 06:56 Nga DOSJA
Dënimi i Adriatik Llallës, REAGON për herë të parë

NJU JORK- Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë dënimin e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Në një intervistë për TV5Monde, Rama tha se fakti që një ish-zyrtar kaq i lartë u dënua, tregon se gjykatat po ndëshkojnë edhe njerëzit me pushtet. Ai shtoi se vendi ynë po bën një luftë të hapur kundër korrupsionit, për shtetin e të drejtës dhe kundër trafikut të drogës.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Brukseli e ka bërë luftën kundër korrupsionit një kusht për anëtarësim. Një ish-drejtues i Prokurorisë u dënua me 2 vite për korrupsion.  Po jua përsëris pyetjen, a është Shqipëria e pajtueshme me Evropën, në varësi të asaj çka ju kërkon Brukseli?

Edi Rama: Fakti që pandëshkueshmëria në Shqipëri nuk është më një normë, dhe fakti që ka njerëz nga pushtete të forta që kanë dalë para gjykatave dhe janë dënuar, flet vetë. Po bëjmë një luftë të hapur kundër korrupsionit, po bëjmë një luftë të hapur për shtetin e të drejtës dhe dua të shtoj edhe luftën kundër trafikut të drogës; së pari nuk jemi një përjashtim në Evropë, së dyti po të flasim për sasi, jemi ndër vendet me sasinë më pak të konsiderueshme dhe së treti kemi bërë përparime shumë të rëndësishme edhe në këtë drejtim.

LAJM KRYESOR: VIDEO-Rama: Dënimi i Adriatik Llallës tregon që po dënohen njerëz të pushtetshëm, s’jemi një nga vendet më të varfra, presim OK-n nga BE për integrimin

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama rama per tv5monde edi rama rama per tv5monde

Sondazh

Poll