Politike

Rama zbulon projektin në mandatin e tretë: Do luftojmë me gjëra që vijnë nga e shkuara e që janë aty, ka shpresë

25 Shtator 2021, 07:33 Nga DOSJA
Rama zbulon projektin në mandatin e tretë: Do luftojmë me

NJU JORK– Kryeministri Edi Rama ka treguar se në mandatin e tij të tretë dp të luftojë ende me gjëra të së shkuarës që dalin në ‘sipërfaqe’. Në një intervistë për median franceze Tv5 Monde, Rama tha se ka shpresë dhe të ardhme për Shqipërinë.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Për ta mbyllur, cili është projekti juaj për Shqipërinë? Ju sapo jeni rizgjedhur për një mandat të tretë.

Edi Rama: Do të vazhdojmë përpjekjet tona për të modernizuar vendin, do të vazhdojmë përpjekjet për ta transformuar Shqipërinë në një shtet të së drejtës në standardet e Bashkimit Evropian, me një reformë të drejtësisë që shkon përpara, me reforma të tjera që shkojnë përpara, jemi një vend që sot ka qeverinë me pjesëmarrjen me të madhe të grave në qeveri ndërmjet vendeve të Kombeve të Bashkuara, jemi një vend që sigurisht duhet të luftojmë me shumë gjëra që vijnë nga e shkuara e që janë ende aty, por ku sigurisht ka shpresë, sigurisht ka të ardhme.

LAJM KRYESOR: VIDEO-Rama: Dënimi i Adriatik Llallës tregon që po dënohen njerëz të pushtetshëm, s’jemi një nga vendet më të varfra, presim OK-n nga BE për integrimin

(F.M/DOSJA.AL)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike rama per tv5monde rama per tv5monde

Sondazh

Poll