Politike

“Shqipëria po zbrazet, një nga vendet më të varfra”, Rama: Jo, futemi tek ata më pak të pasurit dhe këtu ka një ndry

25 Shtator 2021, 07:09 Nga DOSJA
“Shqipëria po zbrazet, një nga vendet më të

NJU JORK– Gazetarja e TV5Monde e ka quajtur Shqipërinë si një nga vendet më të varfra në Evropë. Gazetarja e bëri këtë konstatim teksa intervostopntë kryeministrin Edi Rama, por ky i fundit e mohoi këtë gjë. Rama tha se kjo nuk është e vërtetë dhe se Shqipëria është ndërmjet vendeve më pak të pasura dhe këtu ka një ndryshim. Rama shtoi se vendi ynë ka probleme, është një vend në qendër të Europës por që përpiqet t’i zgjodhë ato.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Edi Rama do të interesohemi për vendin tuaj, Shqipëria është një nga vendet më të varfra të Evropës, ajo po zbrazet nga banorët e saj, cilat janë sfidat me të cilat ndeshen banorët e saj? A është gjithmonë Shqipëria e pajtueshme me Evropën?

Edi Rama: Së pari doja të thoja se ne nuk jemi një nga vendet më të varfra, jemi ndërmjet vendeve më pak të pasura dhe këtu ka një ndryshim sepse kur ju flisni për një varfëri, kjo u jep teleshikuesve tuaj idenë e një vendi të varfër në ndonjë kontinent të largët, ndërsa ne jemi në mes të Evropës, jemi ndër më pak të pasurit, por po ecim përpara. Së dyti nuk patëm një fushatë zgjedhore të dhunshme dhe nuk patëm një fushatë zgjedhore plot me fyerje. Patëm një fushatë me një pjesëmarrje shumë të madhe, rreth 80% e banorëve rezidentë në Shqipëri. Kjo besoj flet vetë për pjesëmarrjen dhe gjallërinë e demokracisë tonë. Së treti, po, ne jemi një vend evropian në mes të Evropës, kemi probleme dhe përpiqemi t’i zgjidhim. Bëjmë reforma, rruga është e gjatë sigurisht, por jemi në drejtimin e duhur, pa dyshim, përndryshe Këshilli Evropian nuk do ta kishte marrë unanimisht vendimin për të hapur negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë. 

LAJM KRYESOR: VIDEO-Rama: Dënimi i Adriatik Llallës tregon që po dënohen njerëz të pushtetshëm, s’jemi një nga vendet më të varfra, presim OK-n nga BE për integrimin

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama rama per tv5monde edi rama rama per tv5monde

Sondazh

Poll