Bota

Nato thirrje Serbisë dhe Kosovës për “qetësim” gjakrash

24 Shtator 2021, 19:05 Nga DOSJA
Nato thirrje Serbisë dhe Kosovës  për “qetësim”

BRUKSEL – Zëdhënësja për Aleancën e Atlantikut të Veriut, Oana Lungescu, ka reagur në rrjetin social twitter lidhur me situatën e tensionuar në veri të Kosovës pas vendimit të qeverisë Kurti për reciprocitetin e targave.

Zëdhënësja u ka kërkuar të dyja palëve të qetësojnë situatën duke u treguar të përmbajtur dhe duke ju rikthyer dialogut. Ajo ka ritheksuar edhe një herë se KFOR është ende në rolin e tij si një garantues i sigurisë për të gjitha komunitetet.

“NATO bën thirrje për shtensionim të menjëhershëm në veri të Kosovës. U bëjmë thirrje Beogradit e Prishtinës të përmbahen, të shmangin veprimet e njëanshme e të kthehen në dialog. Mandati i KFOR-it mbetet për të garantuar mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet”, ka thënë zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu.

#NATO calls for immediate de-escalation in the north of #Kosovo. We urge both Belgrade & Pristina to exercise restraint, avoid unilateral actions & return to dialogue. @NATO_KFOR’s mandate remains to ensure a safe & secure environment & freedom of movement for all communities.

— Oana Lungescu (@NATOpress) September 24, 2021

Qeveria e Kosovës mëngjesin e të hënës nisi zbatimin e reciprocitetit për targat duke vënë të përkohshmet për veturat e Serbisë që futen në territorin e Kosovës. Kjo gjë nuk u prit mirë dhe e tensionoi shumë situatën në veri të vendit ku qytetarët serbë në shenjë proteste bllokuan rrugët në Bërnjak dhe Jarinjë.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota diaspora kfor nato oana lungescu kfor nato oana lungescu

Sondazh

Poll