Sport

Koeman i shpëton shkarkimit, por jo Disiplinës. Pezullohet dy ndeshje…

24 Shtator 2021, 17:47 Nga DOSJA

SPANJE – Problemet nuk kanë të sosur në kampin katalan. Përpos mungesës së rezultateve, skuadra “blaugrana” e Barcelonës do t’i zhvillojë takimet e radhës pa mesfushorin Frenki de Jong dhe të trajnerin Ronald Koeman, të cilët në ndeshjen ndaj Cadiz, u ndëshkuan me karton të kuq.

Mësohet se trajneri holandez është dënuar me dy ndeshje nga Komisioni i Disiplinës në Spanjë për shkak të protestave të ashpra ndaj arbitrit në fundin e ndeshjes së djeshme, ndërsa gjyqtari ndëshkonte me karton të verdhë Sergio Busquets.

Një lajm ky jo i mirë për Koeman, pozicioni i të cilit nuk është aspak komod. Kësisoj, Barcelonës jo vetëm që do t’i mungojë mesfushori de Jong, por në ndeshjet ndaj Levantes dhe Atletico Mandrid do të jetë edhe pa trajnerin Ronald Koeman në krye të pankinës “blaugrana”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport barcelonës frenki de jong komisioni i disiplines levantes dhe atletico mandrid ronald koeman sergio busquets skuadra blaugrana barcelonës frenki de jong komisioni i disiplines levantes dhe atletico mandrid ronald koeman sergio busquets skuadra blaugrana

Sondazh

Poll

Sport 24 Shtator 2021, 17:11

ANGLI-Kaos total te skuadra e Derby.Problemet financiare të shoqërisë e kanë shtyrë skuadrën në fundin e klasifikimit pasi e nisi sezonin me 12 pikë më pak, një...