Politike

Kim nga Uashingtoni në zyrën e Bashës! Shënjestron Berishën, e prerë me kritikët: S’na vendosni dot kundër popullit sh

24 Shtator 2021, 12:47 Nga DOSJA
Kim nga Uashingtoni në zyrën e Bashës! Shënjestron

TIRANË– Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka lëshuar mesazhe të forta nga selia blu, pas thuajse një orë takim me kryedemokratin Lulzim Basha. Në një prononcim të shkurtër për mediat, ambasadorja Kim tha se sapo ishte kthyer nga Uashingtoni dhe se Bashës i kishte sjellë porositë më të fundit nga Amerika, fill pas vendimit për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar.

Por nuk ndau asnjë detaj tjetër lidhur me takimin që zhvilloi me Bashën në zyrën e këtij të fundit. Gjatë prononcimit të saj për mediat, ambasadorja Kim theksoi se SHBA kishte qenë pranë PD-së erdhën në pushtet për herë të parë, ndërsa shtoi se tanimë “të djathtët” kishin hyrë në një proces tranzicioni, nga i cili shpresoi që të dilnin më të bashkuar.

Ndërkohë që nuk i kurseu as komentet për liderin historik të PD-së, Sali Berisha dhe të gjithë zërat që kanë dalë kundër SHBA-ve për largimin e tij nga grupi parlamentar. Kim, kërkoi nga PD që të ecte para dhe të mos mbetej me një këmbë në të shkuarën, duke iu referuar Berishës, ndërsa për të gjithë zërat që pretendojnë cënimin e sovranitetit, ambasadorja lëshoi një paralajmërim.

“Mos i vendosni shqiptarët kundër Amerikës, mos e bëni këtë gabim të rëndë. Është fyese,”-tha ajo ndërsa shpalosi edhe “planin e punës” për demokratët në Kuvend. Reforma territoriale dhe lufta ndaj korrupsionit për zgjedhje më të mira, ishin dy objektivat që vendosi ambasadorja Kim. Ndërsa shtoi edhe njëherë se SHBA-të kishte si objektiv luftën kundër pandëshkueshmërisë, duke u zotuar se do të ofroheshin për të zhdukur fenomenin pavarësish rangut dhe partisë.

Por si është situata brenda PD-së?

Më 17 maj, lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpall “non grata” për korrupsion së bashku me familjen e tij. Më 9 shtator, një ditë para nisjes së Kuvendit, kryedemokrati Lulzim Basha e përjashtoi nga grupi parlamentar, duke theksuar se ishte e përkohëshme deri në përfundimin e gjyqit që Berisha ka nisur në Francë me sekretarin e Shtetit, Anthony Blinken. Por vendimi nuk është pritur mirë nga Berisha, i cili ka ndërmarrë një aksion politik dhe kërkon të mbledhë 1500 firma të Kuvendit Kombëtarë për referendum brenda partisë për zhbërjen e vendimit të Bashës.

(a.b.k.m.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike lulzim basha sali berisha jashte grupit te pd yuri kim yuri kim takon bashen 24 shtator lulzim basha sali berisha jashte grupit te pd yuri kim yuri kim takon bashen 24 shtator

Sondazh

Poll