Politike

VIDEO- Largimi i Berishës, ambasadorja Yuri Kim: Tranzicion! Shpresojmë PD të kthehet më e fortë, për të fituar sërish z

24 Shtator 2021, 15:42 Nga DOSJA
VIDEO- Largimi i Berishës, ambasadorja Yuri Kim: Tranzicion!

TIRANË– Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka lëshuar një deklaratë të fortë nga selia e Partisë Demokratike, pasi takoi për thuajse një orë kryedemokratin Lulzim Basha. Në fjalën e saj, gjatë një prononcimi për mediat, ambasadorja Kim tha se e dinte që pas përjashtimit të liderit historik të PD-së, Sali Berisha, nga grupi parlamentar, forca politike po kalonte një moment të vështirë.

Por të gjithë këtë proces, Kim e ka konsideruar si fazë tranzicioni, duke shtuar se shpresonte që PD të dilte më e fortë dhe më e bashkuar, e gati për t’u rikthyer në pushtet.


“Është proces tranzicioni. Ne jemi të gjithë të ndërgjegjshëm se ky është një çast i vështirë për Partinë Demokratike por është një çast i përkohshëm, është një mundësi dhe shpresa jonë si Shtete të Bashkuara është se Partia Demokratike do të dalë më e fortë, do të dalë më e bashkuar, dhe do të jetë sërish në pozita për të fituar zgjedhjet,”-shtoi ambasadorja Kim.

LAJMI KRYESOR: Kim nga Uashingtoni në zyrën e Bashës! Shënjestron Berishën, e prerë me kritikët: S’na vendosni dot kundër popullit shqiptar!

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike yuri kim yuri kim takon bashen 24 shtator yuri kim yuri kim takon bashen 24 shtator

Sondazh

Poll