Politike

VIDEO- Yuri Kim ‘shënjeshtron’ Berishën: PD nuk ecën dot para me një këmbë tek e shkuara

24 Shtator 2021, 14:52 Nga DOSJA
VIDEO- Yuri Kim ‘shënjeshtron’ Berishën: PD nuk ecën

TIRANË– Pa e përmendur me emër por duke e cilësuar si një pengesë, ambasadorja amerikane Yuri Kim ka “shënjestruar” ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili është shpallur “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Në një prononcim për mediat pas takimit me kryedemokratin Lulzim Basha, ambasadorja tha se Partia Demokratike duhet të shohë para dhe të japë kontributin në reformën territorale dhe luftën ndaj korrupsioni. Po ashtu shtoi se duhet të ecë para më e fortë, e jo me një këmbë në të shkuarën, duke nënkuptuar liderin historik Sali Berisha. “


“Pozicioni ynë për këtë çështje, të pavarësisë, sovranitetit dhe demokracisë së Shqipërisë nuk do të ndryshojë asnjëherë, pozicioni ynë për rendësinë që ka Partia Demokratike nuk do të ndryshojë asnjëherë. Ka shumë punë për të bërë në ditët, javët dhe muajt që vijnë. Është thelbësore dhe është shumë mirë që Partia Demokratike është kthyer në parlament plotësisht. Ka veprime që duhen ndërmarrë për të siguruar zgjedhje më të mira herën tjetër, për të trajtuar mangësitë që u identifikuan në raportin e ODIHR-it. Ka edhe punë për të bërë për reformën territoriale, ka punë për të bërë kundër korrupsionit. E gjitha kjo kërkon një Parti Demokratike të fortë, të bashkuar që ecën përpara dhe nuk mund të ecësh përpara me një këmbë të ngecur tek e kaluara. Si gjithmonë, presim me kënaqësi të ecim përpara me Shqipërinë, me popullin Shqiptar, me Partinë Demokratike, duam të shohim nga e ardhmja. Ndaj, le të ecim përpara. Shumë faleminderit,.”-shtoi ambasadorja.

Kim nga Uashingtoni në zyrën e Bashës: E informova për ato që mësova! Shënjestron Berishën, vendos “objektivat”, por e prerë me kritikët: S’na vendosni dot kundër popullit shqiptar, mos gaboni!

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike sali berisha yuri kim takon bashen 24 shtator sali berisha yuri kim takon bashen 24 shtator

Sondazh

Poll