Politike

VIDEO- Përfundon takimi me Bashën, Yuri Kim: Sapo jam kthyer nga Washington, ndava me Bashën ato që mësova

24 Shtator 2021, 14:46 Nga DOSJA
VIDEO- Përfundon takimi me Bashën, Yuri Kim: Sapo jam kthyer nga

TIRANË– Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim pas takimit me kryedemokratin Lulzim Basha ka dhënë një deklaratë të shkurtër për gazetarët e pranishëm. Ajo deklaroi se kishte pak orë që ishte kthyer nga Washington, aty ku ka dhënë informacion për situtatën në Shqipëri. Po ashtu, Kim shtoi se e ndjeu të rëndësishme që të vinte në selinë e Partisë Demokratike dhe të ndante atë që ka mësuar me Bashën.

“Sapo jam kthyer, u ktheva vetëm disa orë më parë nga Uashington, DC, ku pata mundësinë të bisedoj me udhëheqës të agjensive të ndryshme, përfshirë Departamentin e Shtetit, Shtëpinë e Bardhë, Departamentin e Drejtësisë dhe institucione të tjera. Dhe, sigurisht, pata mundësinë të përditësoj drejtuesit dhe kolegët e mi mbi situatën në Shqipëri. Mendova se ishte jashtëzakonisht e rëndësishme që të vija menjëherë në Partinë Demokratike për të ndarë me ta atë që mësova në Uashington dhe se çfarë do të bëjmë nga ky moment. I thashë Kryetarit Basha se Uashingtoni mbetet i përkushtuar për të punuar akoma më ngushtë me Partinë Demokratike. Ashtu si të gjithë e dinë, qeveria e Shteteve të Bashkuara ka pasur gjithnjë një marrëdhënie të fortë, të veçantë me Partinë Demokratike që prej fillimit. Ne ishim pranë Partisë Demokratike kur ajo mori pushtetin për herë të parë dhe shpresojmë që të kemi mundësi të festojmë prapë kur ajo të marrë pushtetin sërish,”-tha Kim

Kim nga Uashingtoni në zyrën e Bashës: E informova për ato që mësova! Shënjestron Berishën, vendos “objektivat”, por e prerë me kritikët: S’na vendosni dot kundër popullit shqiptar, mos gaboni!

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike yuri kim takon bashen 24 shtator yuri kim takon bashen 24 shtator

Sondazh

Poll