Politike

“E besuara e Merkel”! Ursula Von der Leyen viziton Shqipërinë të parën gjatë turit në Ballkan, zbardhet AXHENDA

24 Shtator 2021, 13:55 Nga DOSJA
“E besuara e Merkel”! Ursula Von der Leyen viziton

TIRANË– Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen do ta nisë turin e saj në rajonin e Ballkanit Perëndimor me një vizitë në Shqipëri. Gazetarja Erisa Zykaj ka bërë me dije detaje nga axhenda e presidents së KE-së, duke shtuar se ajo do të mbërrijë në Shqipëri më datë 28 shtator, e më pas do të lëvizë në vende të tjera.

Pas Shqipërisë, ajo do të shkojë për takime të nesërmen në Maqedoninë e Veriut. Nga aty, në të njëjtën ditë do të vizitojë Kosovën, Malin e Zi dhe Serbinë dhe ne 30 shtator Bosnjë Hercegovinën.

Detajet e takimeve janë konfirmuar nga kabineti i presidentes, Eric Mamer, kryezëdhënësi i Komisionit Europian. Ky i fundit, është shprehur se gjatë vizitës së saj në rajonin e Ballkanit Perendimor, presidentja Von der Leyen do të rikonfirmojë perspektivën europiane të vendeve të rajonit dhe angazhimin e Bashkimit Europian ndaj tyre.

Von der Leyen, e cila ka mbajtur postin e ministres së Mbrojtjes në qeverinë gjermane, e që cilësohet si nga personat më të afërt me kancelaren në ikje, Angela Merkel. Kjo e fundit jo më larg se dje tha në Tiranë se rajoni i Ballkanit Perëndimor, edhe pas ikjes së saj do të kishte “miq të mirë” dhe mbështetës në BE. Ajo përmendi presidentin e Francës, Emmanuel Macron; kryeministrin e Austrisë, Sebastian Kurz dhe “të besuarën e saj”, Von der Leyen.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ursula von der leyen ursula von der leyen ne ballkan ursula von der leyen ursula von der leyen ne ballkan

Sondazh

Poll

Politike 24 Shtator 2021, 10:42

VLORË– Kryetari i Partisë Demokratike në qytetin e Vlorës, Genc Deromemaj ka zbuluar për ‘Faxnews’ se do të jetë i pranishëm ditën e nesë...