Politike

VIDEO- Yuri Kim: Shpresoj që PD të dalë më e bashkuar nga tranzicioni. Jemi shumë seriozë për të luftuar korrupsionin

24 Shtator 2021, 14:49 Nga DOSJA
VIDEO- Yuri Kim: Shpresoj që PD të dalë më e bashkuar nga

TIRANË– Ambasadorja Yuri Kim deklaroi para selisë së Partisë Demokratike se partia blu është në një proces tranzicioni. Pas përfundimit të takimit me Bashën, Yuri Kim u shpreh se e di që PD është në një pozitë të vështirë mirëpo shpreson se do të dalë më e fortë dhe më e bashkuar. Ambasadorja shtoi se lufta ndaj korrupsionit do të trajtohet me shumë seriozitet pavarësisht partisë, pozicionit dhe rangut.


“Demokracia përkufizohet nga ekzistenca e një partie opozitare të suksesshme dhe të fortë. Ne jemi të gjithë të ndërgjegjshëm se ky është një çast i vështirë për Partinë Demokratike por është një çast i përkohshëm, është një mundësi dhe shpresa jonë si Shtete të Bashkuara është se Partia Demokratike do të dalë më e fortë, do të dalë më e bashkuar, dhe do të jetë sërish në pozita për të fituar zgjedhjet,”-tha Kim.

Kim nga Uashingtoni në zyrën e Bashës: E informova për ato që mësova! Shënjestron Berishën, vendos “objektivat”, por e prerë me kritikët: S’na vendosni dot kundër popullit shqiptar, mos gaboni!

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike yuri kim takon bashen 24 shtator yuri kim takon bashen 24 shtator

Sondazh

Poll